– Poezi nga Rainer Maria Rilke

Zot: erdhi koha. Vera e madhe shumë ish.
Hidh hijen tënde mbi orët diellore,
e në korridore erërat lësho sërish.

Urdhëro frutat e fundit të jenë të zënë;
por lër akoma dy ditë më të jugta me to,
ndilli në pjekje ngadalë e pastaj lësho
ëmbëlsi të fundit në verën e rëndë.

Kush mbet pa shtëpi, nuk e nderton më tani.
Kush mbet i vetëm, vetëm do mbetet përsëri,
do vigjëlojë, lexojë, shkruajë letra të gjata
dhe do vërdalloset i paqetë bulevardeve gri
ndërsa prej degëve bien fletët e thata.

Lexo po ashtu:  “Mos fajëso askënd”, poezia fantastike e Pablo Nerudës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *