Partnerët e Platformës së Këshillit të Europës për Siguri të Gazetarëve dhe Reporterët pa Kufij kanë ‘nxirë’ Shqipërinë në raportin më të fundit për lirinë e mediave.

Gjatë konferencës së përbashkët për mediat në Tiranë, gazetari Pavol Szalai nga Reporterët e ka cilësuar Shqipërinë si të fundit në Ballkanin Perëndimor për lirinë e medias, duke lënë mbrapa vetëm Turqinë.

Sipas Pavol Szalai, kryeministri Edi Rama nuk është transparent dhe janë të patolerueshme konferencat me pyetjet e rakorduara me qeverinë dhe se nuk tolerohet përjashtimi i gazetarëve që bëjnë pyetje.

Partnerët e Platformës së Këshillit të Europës për Siguri të Gazetarëve ndodhen në Shqipëri në një mision për të vlerësuar lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve. Në orën 14:30 mbajtën konferencë për media.

Anëtarët e delegacionit janë:

Roberta Taveri, ARTICLE 19

Jamie Wiseman, International Press Institute

Ricardo Gutiérrez, European Federation of Journalists

Attila Mong, Committee to Protect Journalists

Pavol Szalai, Reporters Without Borders

Radka Betcheva, European Broadcasting Union

Flutura Kusari, European Centre for Press and Media Freedom

Lexo po ashtu:  Bloomberg synon blerjen e 'Dow Jones' dhe 'Washington Post'

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *