– Poezi nga Federico Garcia Lorca

Dëshirë

Vetëm zemra jote e nxehtë,
Dhe asgjë më shumë.

Parajsa ime, një fushë
Pa bilbila
As lira,
Me një lum të fshehtë
Dhe një burim të vogël.

Pa shpurë erë
Mbi gjethnajë,
Pa yllin që dëshiron
Të jetë gjethe.

Një dritë e madhe
Që ishte
Xixëllonja
E një tjetre,

Në një fushë
Me shikime të prishura.
Një prehje e qetë
Dhe atje puthjet tona,
Tinguj hënor
Të jehonës,
Hapen shumë larg.

Dhe zemra jote e nxehtë,
Dhe asgjë më shumë.

Jeta e autorit:

Federico del Sagrado Corazón de Jesús García Lorca (ne shqip: Fredriko Garsia Lorka) u lind në Fuente Vaqueros një Fshat në Granda një qytet në Spanjë dhe vdiq në vitin 1936 në Granda. Ai ishte poet, shkrimtar, dramaturg, drejtor teatri. Fredriko Garsia Lorka është i njohur ndërkombëtarisht për pjesëmarrjen e tij në luftën civile spanjolle ku udhëhoqi forcat anti-fashiste për të penguar forcat fashiste të udhëhequra nga Gjenerali Francisco Franco. Mendohet se Grasia Lorka është vrarë nga forcat ushtarke anti-komuniste në fshatin Alfacar në Granada, edhe sot e kësaj dite shumë gjëra janë të paqarta mbi vdekjen e Grasia Lorkë-s.

Lexo po ashtu:  “Tek e ëma s’vinte sa ish gjallë”

Frederico Garcia Lorca u lind më 5 qershor 1898 në fshatin Fuente Vaqueros të provicës së Granadas babai i tij ishte Federico García Rodríguez ishte pronar toke dhe fermer. Garsia Lorka mësimet e para i mori tek nëna e tij e cila ishte mësuese dhe pianiste e talentuar. Në vitin 1909 kur Garsia Lorka ishte 11 vjeç familja e tij u zhvendos në qytetin Granada në jug-perëndim të Spanjës pastaj Garsia Lorka ndoqi dhe u diplmua në shkollën e mesme dhe ndoqi studimet në Universitetin Sacred Heart ku studioi artin dhe letërsinë ku dhe nxorri veprat e para potike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *