Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Pas takimit në Bruksel, kryeministri Albin Kurti, ka folur për propozimin e Bashkimit Evropian për çështjen e targave ilegale serbe.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Sipas tij, propozimi që Kosova të mos shqiptojë gjoba për targat ilegale dhe Serbia të mos prodhojë tabela të reja KM, është i papranueshëm.

“Por për neve natyrisht se është e papranueshme nëse kjo nuk shoqërohet për atë çfarë jemi ftuar, pra dakordimin që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për normalizim të plotë”.

“E në propozimin që na e kanë sjellë neve për deklaratën e përbashkët Borell dhe Lajçak, madje ka qenë edhe afati i marsit të vitit 2023”, theksoi Kurti.

Kurti shtoi se Borell praktikisht hoqi dorë nga ky afati i marsit 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lexo po ashtu:  “Në qoftë se më vrisni, ruajeni gjakun tim, që me të fëmijët të shkruajnë gjuhën shqipe”

“Pra, ne që po vijmë këtu në Bruksel për t’u marrë vesh drejt një ecje të re për marrëveshje që arrihet para marsit 2023. Me keqardhje them se ndërmjetësit e BE-së, me këtë rast përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borell praktikisht hoqi dorë nga ky afati i marsit 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

“Po them me keqardhje sepse vet e kanë propozuar marsin e vitit 2023 dhe në anën tjetër gjithashtu propozimi është i BE-së”, deklaroi Kurti.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka nisur më 1 nëntor zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe në targa RKS, apo Republika e Kosovës.

Sipas planit, shqiptimi i gjobave prej 150 eurosh për shoferë që vozisin makina me targa të paligjshme, parashihet të nisë më 22 nëntor.

Pas fazës së gjobave, sipas planit, do të nisë shpërndarja e targave provuese, ndërsa nga 21 prilli i vitit të ardhshëm, në komunikacion do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Lexo po ashtu:  "Të nderuar qytetarë", ju flet Kryeministri Kurti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *