Në prag të shënimit të Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe – 22 Nëntor, në mbrëmje nga ora 19:00 në Muzeun e Alfabetit Shqip në Manastir do të hapet ekspozita “Gjuha shqipe – nga alfabeti në drejtshkrim”.

Në kuadër të manifestimit “Ditët e Alfabetit”, Instituti për Trashëgiminë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup sot do të promovojë librin “Saga e letrave shqipe” të autorit Prof. Agim Vinca.

Dita e alfabetit të gjuhës shqipe përkujton një ngjarje historike – mbajtjen e Kongresit të Manastirit në vitin 1908, në të cilin u krijua alfabeti i standardizuar i shqipes.

Kongresi u mbajt nga 14 deri më 22 nëntor 1908, ku morën pjesë 32 delegatë me të drejtë vote, përfaqësues nga 26 qytete dhe shoqata të ndryshme të shqiptarëve.

Dita e Alfabetit Shqip – 22 Nëntori është ditë jopune për komunitetin etnik shqiptar në vend.

Lexo po ashtu:  Twitter jep lajmin e mirë, ja opsioni i ri që të gjithë e kanë kërkuar prej vitesh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *