Qeveria e Kosovës është duke zhvilluar mbledhjen e radhës. Kjo mbledhje ka filluar me deklarimin e kryeministrit Albin Kurti.

Kurti u deklarua në lidhje me zhvillimet e ditës së hënë në takimin e tij me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Kurti ndër të tjerash foli edhe për largimin e zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës.

I pari i Qeverisë së Kosovës deklaroi se dorëheqjet dhe kthimet e zyrtarëve serbë në institucionet e Kosovës nuk mund të jenë çështje pazaresh.

“Nuk mund të jenë dorëheqjet e kthimet e zyrtarëve nëpër institucione çështje të pazareve, sepse të gjitha janë të rregulluara me ligj”, theksoi Kurti.

Ai përmendi edhe zëvendësimin e deputetëve serbë të enjten e kaluar në Kuvendin e Kosovës.

Kurti tha se ata u kthyen dhe bënë betimin në kuadër të Parlamentit.

“Ju e patë se deputetët e Listës Serbe dhe të tjerë u kthyen dhe e bënë betimin. Kjo është mënyra se si kthehesh në institucione, duke bërë betimin, duke respektuar kushtetutshmërinë, rregullat e procedurat”, shtoi ai.

Kurti tha po ashtu se Kosova nuk është shtet diktatorial.

Lexo po ashtu:  DW: Memoriali turk, sinjal për t’u patur në vëmendje nga BE

“Pra, nuk jemi një shtet diktatorial që vendos se kush kur shkon dhe kush kur kthehet”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *