Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat, në Bruksel.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Trajkoviq përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se me këtë marrëveshje është mbyllur qendra e regjistrimit të automjeteve në Rashkë.
Ajo tha se targat ilegale ekzistuese “KM” të lëshuara nga Serbia do të jenë në qarkullim derisa të skadojnë.

“Zyra për regjistrim dhe ri-regjistrim të automjeteve në Rashkë është MBYLLUR me këtë marrëveshje në Bruksel. Nuk ka më regjistrime të reja në etiketën KM për automjetet e reja. Dhe tabelat ekzistuese KM “ruhen” – derisa të skadojnë”, ka shkruar Trajkoviq.
Kosova dhe Serbia mbrëmë në Bruksel kanë arritur marrëveshje për targat, ku sipas kësaj marrëveshje Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe në anën tjetër Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.
Kancelarija za registraciju i preregistraciju vozila u Raški je ovim dogovorom u Briselu ZATVORENA. Nema više novih registracije na KM oznaku za nova vozila.
A postojeće KM tablice su “sačuvane” – dok ne isteknu.
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) November 24, 2022




