Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar mëngjesin e sotëm Festat e Nëntorit.

Rama ka publikuar disa foto me këngëtaren Dua Lipa duke uruar: “Ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë”.

“Me qytetaren e re të Shqipërisë, Gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë”- shkroi ai.

Dua Lipa ditën e djeshme mori edhe nënshtetësinë shqiptare, duke u betuar si shtetasja më e re shqiptare. Ndërsa, mbrëmjen e sotme pritet të performojë në sheshin Skënderbej. Dua ka vendosur ta bëjë mbylljen e turneut të saj botëror “Future Nostalgia” në tokën shqiptare.

Postimi i plotë i tij:

MIRËMËNGJES

dhe me qytetaren më të re të Shqipërisë, ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë, në këtë ditë të bekuar të kombit tonë që do të mbyllet me Duan në Sheshin Skënderbej.

Lexo po ashtu:  Nisin hetimet për rrjedhjen e dokumenteve që duket se tregojnë ‘planet sekrete të NATO-s dhe SHBA-s’ për luftën në Ukrainë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *