Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar mëngjesin e sotëm Festat e Nëntorit.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Rama ka publikuar disa foto me këngëtaren Dua Lipa duke uruar: “Ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë”.
“Me qytetaren e re të Shqipërisë, Gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë”- shkroi ai.

Dua Lipa ditën e djeshme mori edhe nënshtetësinë shqiptare, duke u betuar si shtetasja më e re shqiptare. Ndërsa, mbrëmjen e sotme pritet të performojë në sheshin Skënderbej. Dua ka vendosur ta bëjë mbylljen e turneut të saj botëror “Future Nostalgia” në tokën shqiptare.
Postimi i plotë i tij:
MIRËMËNGJES
dhe me qytetaren më të re të Shqipërisë, ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë, në këtë ditë të bekuar të kombit tonë që do të mbyllet me Duan në Sheshin Skënderbej.




