Pas vrasjes së 35 vjeçares shtatzënë pranë Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, Kryeministri Albin Kurti, ka kërkuar dorëheqjen e zingjirit përgjegjës për rastin tragjik.
Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë e sot pasdite ka aprovuar kërkesat e Grupit Ndërministror kundër dhunës në familje, pas takimit të sotëm të tyre, për rastin e vrasjes së Hamide Magashit dhe foshnjës së saj të palindur.
Postimi i Kryeministrit:
“Zinxhiri që duhet (dorë)hequr
Sot pasdite kam aprovuar kërkesat e Grupit Ndërministror kundër dhunës në familje, pas takimit të sotëm të tyre, për rastin e vrasjes së Hamide Magashit dhe foshnjës së saj të palindur.
Në bazë të përgjegjësive që mbartin institucionet përkatëse, po bëhet:
- inspektimi i punës së zyrtarëve policor, përfshirë zbatimin e urdhrit mbrojtës;
- inspektimi i punës së zyrtarëve në Qendrën për Punë Sociale;
- inspektimi i punës së zyrtarëve në repartin e gjinekologjisë në QKUK;
- ndarje urgjente e buxhetit për zbatim të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës;
- dhe, në rastet e caktimit të urdhrit mbrojtës të bëhet bastisje e shtëpisë së personit të dyshuar”, ka shkruar Kurti, përcjellë MekuliPress.com
“I gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë duhet të japë dorëheqje”, ka thënë Kurti.
https://www.facebook.com/albini2017/posts/689749265852137