Perëndimi nuk duket në një mendje tani në raport me Rusinë. Të lodhur nga lufta në Ukrainë, nga shpenzimet e mëdha që duhet të paguajnë nga buxheti i tyre si dhe mungesa e naftës e gazit rus, që ishte i lirë dhe i garantuar, tashmë kanë filluar lëkundjet nga vendimet ekstreme ndaj Moskës.

Presidenti francez i pari duket se ka lëshuar sinjale afrimi me Putin duke kërkuar Europës dhe SHBA se Rusia ka disa kërkesa që duhen shqyrtuar që ti jepet fund luftës.

Ja se çfarë kërkoi Putin më 8 shkurt, vetëm disa javë përpara fillimit të agresionit rus në Ukrainë, zoti Putin tha në një konferencë të përbashkët shtypi me zotin Macron në Moskë se Rusia do të vazhdojë përpjekjet për të marrë përgjigje nga Perëndimi për tre kërkesat e saj kryesore të sigurisë për të mos vazhduar me zgjerimin e NATO-s, për të mos vendosur raketa pranë kufijve të saj; dhe për ta ulur infrastrukturën ushtarake të NATO-s në Evropë në nivelet e vitit 1997-këtë e thekson edhe VOA.

Lexo po ashtu:  Makinat fluturuese nuk janë më një ëndërr – Singapori do të ketë një shërbim ajror taksish elektrike deri në vitin 2023

Por me tej VOA shkruan se “Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se Perëndimi duhet të shqyrtojë nevojën e Rusisë për garanci sigurie nëse Presidenti Vladimir Putin pranon të ulet në negociata për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Ai i bëri komentet në një intervistë me televizionin francez TF1 të regjistruar gjatë vizitës së tij shtetërore në Shtetet e Bashkuara këtë javë dhe transmetuar të shtunën.

Zoti Macron tha se Evropa duhet të përgatisë arkitekturën e saj të ardhshme të sigurisë.

“Kjo do të thotë se një nga pikat thelbësore që duhet të trajtojmë – siç ka thënë Presidenti Putin – është shqetësimi (i Moskës) se NATO-ja do të arrijë në kufijtë e saj dhe dislokimi i armëve që mund të kërcënojnë Rusinë,” tha zoti Macron.

“Kjo çështje do të jetë pjesë e bisedimeve për paqen, kështu që ne duhet të përgatitemi se çfarë do të jemi gati të bëjmë, si t’i mbrojmë aleatët tanë dhe vendet anëtare dhe si t’i japim garanci Rusisë ditën që ajo të kthehet në tryezën e negociatave”, tha presidenti francez.

Lexo po ashtu:  Muajin e ardhshëm në Berlin, Merkel pritet t’i prezantojë Vuçiqit “planin për Kosovën”

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara thanë këtë javë se janë të hapura për bisedime në parim, megjithëse presidenti amerikan Joe Biden tha se ai do të bisedonte me presidentin rus vetëm nëse shefi i Kremlinit shfaqte interes për t’i dhënë fund luftës. Ukraina thotë se negociatat janë të mundshme vetëm nëse Rusia ndalon sulmet dhe tërheq trupat e saj.

Ukraina dhe shumë në Perëndim janë fuqimisht kundër çdo negociate me presidentin Putin.

Por komentet e zotit Macron lënë të kuptohet se ai është i hapur ndaj kërkesës së Moskës për garanci sigurie – e cila ishte në qendër të diplomacisë intensive që nuk dha rezultat para luftës.

Më 8 shkurt, vetëm disa javë përpara fillimit të agresionit rus në Ukrainë, zoti Putin tha në një konferencë të përbashkët shtypi me zotin Macron në Moskë se Rusia do të vazhdojë përpjekjet për të marrë përgjigje nga Perëndimi për tre kërkesat e saj kryesore të sigurisë për të mos vazhduar me zgjerimin e NATO-s, për të mos vendosur raketa pranë kufijve të saj; dhe për ta ulur infrastrukturën ushtarake të NATO-s në Evropë në nivelet e vitit 1997.

Lexo po ashtu:  ReL: Blinken uron 17 Shkurtin, rikonfirmon partneritetin SHBA-Kosovë: “Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, me njohjen reciproke në qendër, është thelbësor për këtë gjë"

Shtetet e Bashkuara thanë se kërkesat ruse ishin të papranueshme- shkruan “Zëri i Amerikës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *