Kryeministri Edi Rama tha për mediat se shpreson që Kosova dhe Serbia të arrijnë të gjejnë një marrëveshje përfundimtare në Samitin e Tiranës mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, por me shumë mundësi këtu nuk do të ndodhë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Gjërat janë pak më të vështirë se kaq. Ka një ndryshim shumë të madh, sepse këtu është “rock & roll”, në Bruksel është vetëm simfoni”, tha Rama.
“Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë më mirë në historinë e vet. Dhe shqiptarët, veçanërisht në Shqipëri e Kosovë, nuk kanë qenë më mirë në historinë e tyre”.

Kryeministri nuk i kurseu batutat me gazetarët kur foli për motin – “Deri dje kishim një mot këtu si në BE. Por sot iu sollëm diellin, shpresoj ta vlerësoni” – dhe për verën – “Shpresoj që të mos e pini të gjithë verën që iu dhamë në mëngjes, sepse është shumë efikase”.




