Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Avokati Spartak Ngjela e konsideron një hap vendimtar drejt Perëndimit, mbajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në një intervistë për Euronews Albania, Ngjela u shpreh se me samitin e djeshëm, Shqipëria dhe pesë vendet e tjera të rajonit janë anëtarësuar.

“Shumë e madhe, ishte hapi vendimtar drejt Perëndimit, domethënë tregoi që më në fund Perëdimi na pranoi, BE-ja. Ata dje janë anëtarësuar, Shqipëria dje është anëtarësuar, sepse bashkë me atë kriterin e anëtarësimit, ata paguajnë edhe para.
Kështu ua kanë bërë të gjithave, iu dha 1 miliard euro për energjinë. U dha 1 miliard euro, iu kanë lejuar dhe portin free zone të Durrësit, nuk janë pak.

Kjo tregon sipas analizave të mia, këtë kemi dashur të bëjmë edhe ne në fund të viteve 90′ dhe fillim të vitit 2000. Kjo, sipas kalkulimeve të zyrës sime, e çon PBB individuale për kokë, me plus 100 dollarë.

Lexo po ashtu:  Autonomi ligjore po, shtet kurrë JO!

Tani është 500, tani do shkojë 1500 për frymë, se ndryshe nuk hyn dot në BE. Të shohim se si do ecet, do ecë akoma”, theksoi ai.

Vini re! Qëndrimet e shprehura në këtë shkrim i përkasin ekskluzivisht autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pozicionin apo linjën editoriale të redaksisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *