Ramush Haradinaj ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si dhe ka thënë se ai është duke e shtyrë një autonomi për veri të vendit.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se këto veprime të Kurtit janë të rrezikshme dhe anti-kombëtare.

“E dhimbshme. E rrezikshme. Anti-kombëtare e anti-shtetërore krejt çka po bën e si po vepron Kryeministri. Atij nuk po i mjafton asociacioni të cilin tashmë e ka bërë akt të kryer, por po e shtyn nje autonomi për veri”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, insistimi me çdo kusht i mbajtjes së zgjedhjeve në veri, është pjesë e këtij skenari e jo nevojë për rikthim, as të ligjit e as të demokracisë në këtë pjesë të Kosovës.

Lexo po ashtu:  Nuk ndalen ofendimet nga Rama, I quan uzurpatorë mbrojtësit e Teatrit, mbron policinë e dhunshme: Policia kishte sjellje evropiane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *