Gjatë shekullit të XVII, në periudhën që njihet në histori si Shekulli i Artë i Hollandës, Johan de Witt konsiderohej si një ndër personalitet më të shquara të vendit. Hollanda filloi të konsolidohej si fuqi europiane përmes flotës së saj, falë së cilës fitoi një vend të rëndësishëm në tregtinë ndërkombëtare. Johan de Witt qëndroi në pushtet si kryeministër për gati njëzet vjet. Njihet në histori si një ndër vrasjet më shokuese dhe ndër të paktat raste kanibalizmi të regjistruara nga shekulli i XVII.

Figurë e njohur e skenës politike hollandeze, Johan de Witt u bë kryeministër në 1653. Pas gati njëzet vitesh dhe ndërkohë që Hollanda ishte në luftë me Anglinë, një turmë e zemëruar njerëzish e vrau bashkë me vëllanë e vet. Më pas, ua copëtuan trupat dhe i hëngrën. Johan de Witt shprehu kundërshtinë e vet ndaj Stemës mbretërore Orangue – Nassau, por moskujdesja e duhur ndaj ushtrisë hollandeze kishte pasoja katastrofike. Në prill 1672 Franca dhe Anglia i shpallën luftë Republikës së Hollandës, duke e bërë të padëshirueshëm për hollandezët Johan de Witt. Pak më vonë, në 21 qershor, ndodhi një atentat vrasjeje kundër tij. U plagos rëndë nga sulmi me thikë dhe pak javë më vonë, u detyrua të jepte dorëheqjen. Por as kjo, nuk i kënaqi kundërshtarët e vet fanatikë.  Kundërshtarët politikë vazhduan të kryejnë komplote kundër tij dhe arrestuan vëllanë e de Witt dhe aleatin  e tij Kornelis me akuzën e tradhtisë.

Lexo po ashtu:  Intelektuali Anton Çetta, njëri nga veprimtarët më të shquar shqiptar

Pavarësisht torturave, Korneli nuk pranoi të kallëzonte dhe e dënuan me internim. Johan de Witt vizitoi të vëllanë në burg, para internimit. Kjo ishte dhe dita që shenjoi fundin e tyre tragjik. U sulmuan nga pjesëtarë të xhandarmërisë së Hagës. Pasi i vranë, ia dorëzuan trupat turmës së egërsuar. Trupat e tyre u copëtuan dhe ekzistojnë dëshmi që i poqën në zjarr dhe i hëngrën. Përshtypje krijoi disiplina e admirueshme e turmës, pavarësisht vrasjeve makabre dhe copëtimit. Sipas studiuesve bashkëkohorë, me shumë gjasa sulmi të qe i parapërgatitur dhe jo një akt spontan i turmës.

Kur qe i ri, Johan de Witt ishte student i dalluar. Studioi për matematikë e juridik në Universitetin e Leiden dhe mbrojti doktoraturën në Universitetin Angers, në 1645. Kishte katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë. Vrasja barbare e një njeriu që në histori njihet si një udhëheqës shumë i aftē, konsiderohet si një nga ngjarjet më të errëta në  historinë e Hollandës. Të paktë janë ata që njohin historinë e de Witt, kur shohin statujën e tij në Roterdam.

Lexo po ashtu:  11 vjeçarëve që ju ndal loja në gjysmë, u vranë vetëm pse ishin shqiptarë

Burimi: tanea.gr

Perktheu: Eleana Zhako

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *