Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar policin Ekrem Neziri që u plagos mbrëmjen e djeshme në veri të Kosovës.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Përmes një postimi në rrjete sociale, Kurti bën me dije se polici është operuar pas plagëve të marra dhe fatmirësisht gjendet jashtë rrezikut për jetën.
“Ekrem Neziri, polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës, është operuar me sukses të plotë sot në QKUK.

Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë. Me të këtillë zyrtarë mbahet shteti. Kriminelët do të ndiqen e dënohen”, ka shkruar Kurti.




