Nëse një qen do të ishte një mësues i mirë, ai do të na mësonte se:
– Kur të afërmit e dashur për ty kthehen në shtëpi, vrapo për t’i përshëndetur.
– Krijo eksperienca të reja në ajrin e pastër dhe në ambientin e hapur.
– Mos e humb asnjëherë mundësinë për t’u argëtuar.
– Vrapo, hidhu, luaj çdo ditë.
– Trego vëmendje ndaj njerëzve që do dhe lëri të tjerët të të ledhatojnë.
– Në ditët e nxehta, shtrihu në bar.
Dhe mos harroni asnjëherë se, kur dikush ka kaluar një ditë të vështirë, qëndroni në heshtje. Uluni pranë tij dhe bëjini të kuptojë se ju jeni duke i qëndruar pranë. Ky është sekreti i lumturisë që qentë na kanë mësuar çdo ditë.
Faleminderit Benxhi për mësimet e mira. Sot jemi më të pasur.