Banditët serb kanë bllokuar rrugët në Rudarë, komuna e Zveçanit, si dhe në Leposaviç. Po ashtu, në Mitrovicën e Veriut dhe në Rudarë janë dëgjuar sirenat. Aty janë parë edhe automjetet e ndihmës së parë. Shefi i Zyrës për Kosovën në Beograd, Petar Petkoviç, ka deklaruar se në Jarinjë sot është arrestuar Dejan Pantiç, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Serbët në veri kanë filluar të mblidhen në afërsi të Zveçanit. Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, aty janë parë banditë të maskuar dhe gra. Arsyeja e mbledhjes ende nuk është bërë e ditur, por ka informata se kjo vjen pas një arrestimi në veri. Në këtë vend, Rudarë, më herët janë ngritur barrikada nga banditet serb te kontrolluar nga Vuci.