Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i thotë Vuçiçit se Kosova nuk kërkon konflikt por kërkon paqe dhe dialog, megjithatë territori “do të mbrohet me vendosmëri dhe forcë”.

Këtë deklaratë kryeministri Kurti e dha pas kërkesës së Vuçiçit për vendosjen e një numri trupash të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

“Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë kanë kërcënuar edhe me agresion ushtarak, duke kërkuar që ushtria serbe të kthehet në territorin tonë. Ne nuk kërkojmë konflikt, por dialog dhe paqe. Por më lejoni të jem i qartë: Republika e Kosovës do të mbrohet me vendosmëri dhe forcë”, ka shkruar Kurti.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të shtunën se Serbia do t’u kërkojë forcave paqeruajtëse të NATO-s që ta lejojnë vendosjen e një numri trupash të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

Lexo po ashtu:  Prindërit e ftohtë dhe neglizhentë krijojnë fëmijë materialist!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *