Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla i ka reaguar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell i cili sot në një reagim në Twitter, dënoj vetëm sulmet ndaj patrullës së EULEX-it në veri të Kosovës, por nuk përmendi sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

Gërvalla në një reagim në Twitter ka thënë se Borrell duhet të dënoj gjithashtu edhe sulmet ndaj PK-së.

“Çdo jetë ka rëndësi. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell gjithashtu duhet të dënojë të shtënat ndaj Policisë së Kosovës, të cilët ishin duke përmbushur detyrën e tyre dhe duke mbrojtur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës nga sulmet e bandave kriminale. Deklaratat që nuk dënojnë Vuçiqin për agresionin e tij të hapur inkurajojnë përshkallëzimin e mëtejshëm”, ka shkruar Gërvalla.

Lexo po ashtu:  E THOTË TË VËRTETËN - SHPËRTHEJNË SERBËT/ Ambasadori gjerman: "Bombardimi i Jugosllavisë ishte i nevojshëm për të parandaluar gjenocidin në Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *