(Marinit, për ditëlindje)
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Historia shqiptare ka shumë Marinë,
Marin Barleti, Marin Beçikemi, Marin Sirdani…
Burra me nam. Emra që s’shuhen ndër brezni.
Sa shumë Marinë paskësh përkundur nëna Shqipëri!
Barleti, Beçikemi, Sirdani… Deri edhe ai gazetari
që sjell në ekran imazhin e një Shqipërie tjetër.
Marin e ka emrin. Marin Mema.
E ti, im nip, Marin Vinca, që linde në Bruklin,
u bëfsh i urtë e trim si Marinët e vjetër
dhe bir besnik i vendit tënd,
patjetër!

(Ulpianë, 12.12.2022)





