Kryeministri i pakorruptuar i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur buxhetin për vitin 2023, me ç’rast janë ndarë rreth 60 milionë euro për kulturën e sportin për aktivitete e infrastrukturë kulturore e sportive.

“Kemi ndarë 60 milionë euro për shtesa për lehona e shtesa për fëmijë, 15 milionë euro për rezervat shtetërore, 20 milionë euro për punësim, 40 milionë euro mbështetje për investime në ndërmarrje publike, e 6 milionë euro për funksionalizim të terminaleve doganore shtetërore”, thuhet në njoftimin e Kurtit.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Kurtit:

Të dashur qytetarë,

Me 65 vota për, Kuvendi i Republikës së Kosovës e votoi Buxhetin për vitin 2023.

3.2 miliardë është buxheti i Republikës sonë për vitin e ardhshëm, e që është jo vetëm më i larti ndonjëherë, por edhe më gjithëpërfshirësi.

Kjo nënkupton 3.2 miliardë euro për arsimin, shëndetësinë, ushtrinë, bujqësinë, ekonominë e kulturën. Mirëpo, mbi të gjitha nënkupton 3.2 miliardë euro për rininë, gratë e grupet e cenueshme të shoqërisë sonë.

Rreth 300 milionë euro për investime në shëndetësi, që të ofrohen shërbime cilësore shëndetësore, si dhe 400 pozita me tepër për stafin shëndetësor.

Lexo po ashtu:  Sëmuret themeluesi i Wikileaks Julian Assange

Rreth 280 milionë euro për arsim, për ndërtimin e çerdheve dhe infrastrukturës së avancuar arsimore, si dhe 743 pozita të reja për stafin arsimor.

Mbi 300 milionë euro për sigurinë dhe ushtrinë, për investime në siguri e armatim modern, si dhe 300 pozita të reja për Policinë.

Rreth 90 milionë euro për bujqësinë, për të vazhduar e për të rritur mbështetjen për fermerët tanë, që të sigurohet prodhimi vendor në këtë kohë krize, por edhe prodhimi vendor në afat të gjatë.

Rreth 60 milionë euro për kulturën e sportin për aktivitete e infrastrukturë kulturore e sportive.

Për të siguruar shërbime publike më të mira e mbrojtje të të drejtave të qytetarëve tanë, do të shtohen 240 pozita të reja për inspektoratet.

Përveç këtyre kemi ndarë buxhet edhe për shumë projekte të tjera e premtime tona. Kemi ndarë 60 milionë euro për shtesa për lehona e shtesa për fëmijë, 15 milionë euro për rezervat shtetërore, 20 milionë euro për punësim, 40 milionë euro mbështetje për investime në ndërmarrje publike, e 6 milionë euro për funksionalizim të terminaleve doganore shtetërore.

Lexo po ashtu:  Si të fitoni para nga TikTok – Aplikacioni më i përdorur i momentit

Shumë nga premtimet tona na është thënë se nuk do të bëhen, e se nuk e kemi buxhetin e mjaftueshëm, mirëpo shtesat për lehona e për fëmijë u bënë, çerdhet po ndërtohen, punësimi po rritet, terminalet po bëhen shtetërore e prodhimi vendor po shumëfishohet. Kështu do të vazhdojmë edhe me premtimet e tjera e me buxhetimin e tyre në vitet e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *