Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka paralajmëruar se politikat e SHBA po krijojnë kushtet për përplasje direkte mes të dyja vendeve. Sipas saj, përpjekja amerikane për të mbajtur hegjemoninë me çdo mjet, duke injoruar realitetet e reja gjeopolitike si dhe mungesa e vullnetit për t’u angazhuar në dialog serioz, ka çuar në rezultatet të paparashikueshme.

Kjo është një politikë dritëshkurtër që e vendos SHBA dhe Rusinë në prag të përplasjes direkte. Për sa i takon, Moska kërkon nga administrata e Joe Biden që të vlerësojë me qetësi situatën dhe të mos provokojë një spirale rrezikshme përshkallëzimi.

Ne nuk heqim dorë nga komunikimi me SHBA në nivele të ndryshme, por për të paktën një përparim minimal, ne duhet të shohim kundërlëvizje që kërkojnë vullnet politik, mendje të hapur dhe gatishmëri për të negociuar me ndershmëri, pa një linjë fundore të dyfishtë. Dhe kjo është pikërisht ajo çfarë i mungon SHBA taniështë shprehur njëanshëm dhe pa asnjë argument zëdhënsja e despotit rus, Putin.

Lexo po ashtu:  OKB: Të rinjtë në Gaza shpresojnë të vrìten që të marrë fund makthi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *