Ministria e Jashtme e Gjermanisë, ka kërkuar që barrikadat e vendosura në veri të Kosovës të hiqen sa më shpejt dhe serbët të kthehen në institucionet e tyre.

Gazeta e njohur gjermane “Der Standard” shkruan se Ministria e Jashtme Gjermane gjithashtu vë në pah sulmet ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë pas deklaratave të tij për të hequr barrikadat.

“Në javët e fundit ka pasur dhunë të përsëritur kundër përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës dhe gazetarëve në veri të Kosovës. Është intensifikuar edhe retorika nga Beogradi. Presidenti Aleksandër Vuçiq madje mendoi të dërgonte personel ushtarak në Kosovë,” shkruan Der Standard.

Lexo po ashtu:  Vjen mundësia e artë per shqiptaret, tani mund të shkoni më lehtë në Britaninë e Madhe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *