Kohëzgjatja e leximit: 8 minuta

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se ata që e kanë themeluar Gjykatën Speciale duhet t’i kërkojnë falje popullit të Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar, teksa është zotuar se e mbështet “Marshin për Liri” të organizuar më 12 shtator.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Partia më e madhe në Kosovë ka thënë se në këtë ditë do të marshojë “kundër atyre që e themeluan Gjykatën Speciale dhe për lirinë, drejtësinë, të vërtetën e luftës sonë çlirimtare”.

Platforma “Liria ka Emër” gjatë ditës njoftoi se prej katër kryetarëve të partive më të mëdha shqiptare në Kosovë, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, njëherësh kryeministër në detyrë, por edhe ai i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, nuk i janë përgjigjur thirrjes për të mbajtur fjalim.

Ky marsh organizohet në kryeqytet, katër ditë para se Specialja të shpalosë vendimin ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, që po akuzohen për krime lufte.

Në një publikim në Facebook, faqja e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se “themelimi i Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës ka qenë dëmi më i madh që i është bërë historisë së luftës çlirimtare dhe themeleve të shtetit të Kosovës”.

“Mbështetje “Marshit për Liri” – ata që themeluan Gjykatën Speciale duhet t’i kërkojnë falje popullit të Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar. Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet Marshin për Liri, që mbahet më 12 shtator në Prishtinë”, thuhet në hyrje të reagimit të VV-së.

Tutje, VV-ja në reagim ka theksuar se Specialja e ka padrejtësinë në themel të saj.

“Me krijimin e saj, Kosova pranoi një rend të jashtëzakonshëm gjyqësor, me fushëveprim të drejtuar ndaj pjesëtarëve të UÇK-së. Parimi i barazisë para ligjit u flijua dhe njëra palë e luftës u veçua për ndjekje. Jashtë këtij gjykimi mbeti shteti serb, me drejtuesit politikë, ushtrinë, policinë, burgjet, varrezat masive dhe gjithë makinërinë që kreu gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në Kosovë. Zanafilla e kësaj gjykate ishte politike dhe antishqiptare. Më 15 prill 2008, deputeti rus Konstantin Kosaçev dhe deputeti serb Millosh Aligrudiq u vunë në krye të nismës në Këshillin e Evropës, prej së cilës doli raporti i Dick Martyt. Pretendimi për trafikim organesh e vuri në lëvizje gjithë mekanizmin, megjithëse sot mungon në aktakuzën ndaj drejtuesve të UÇK-së. Akuza e bujshme atëbotë e kreu qëllimin e saj politik e vendosi luftën çlirimtare nën dyshim dhe hapi rrugën për krijimin e një gjykate të posaçme”, thuhet në reagim.

Lexo po ashtu:  “Ne, punëtorët shëndetësor duhet ta kryejm punën për të cilën jemi betuar, e kemi obligim, nuk jemi për të bërë SHOW”.

Vetëvendosje ka shtuar se Rusia nuk ka mundur ta merrte një vendim për themelimin e Speciales si e vetme e se këtë kanë mundur ta pengonin Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca.

“Frika prej Rusisë u përdor që Kosova ta miratonte vetë nismën e nisur nga përfaqësuesit rusë e serbë”, thuhet në reagim.

Në reagim, VV-ja ka thënë se përderisa çlirimtarët e Kosovës po mbahen në paraburgim, Serbia po i lartëson kriminelët.

“Dëmi është i thellë. Kushtetuta u ndryshua nën trysni. Sovraniteti i Kosovës shërbeu si mbulesë juridike për një gjykatë të vendosur dhe të drejtuar jashtë vendit. Paraburgimi shumëvjeçar është kthyer në dënim para aktgjykimit. Të akuzuarit mbahen larg familjeve dhe atdheut, ndërsa prezumimi i pafajësisë po zbrazet çdo ditë nga kuptimi. Të gjitha këto janë ditur dhe paralajmëruar me kohë, pra që para 12 vitesh. Edhe më i rëndë është dëmi ndaj së vërtetës historike. Drejtuesit e qëndresës, pra Shtabi i UÇK-së është vendosur në bankën e të akuzuarve, ndërsa shteti që kreu masakrat, dëbimet dhe zhdukjet me dhunë vazhdon t’i mohojë krimet, t’i lartësojë kriminelët dhe t’i strehojë të kërkuarit. Drejtësia e veçantë për çlirimtarin dhe pandëshkueshmëria për pushtuesin e shtrembërojnë historinë dhe e thellojnë padrejtësinë”, thuhet në reagim.

Lexo po ashtu:  Miranda Vickers, The Cham issue: Dëshmia e kolonelit britanik, Chris Woodhouse - Krimet e Zervës dhe masakra e pamëshirshme e Filatit

Tek e ka akuzuar Specialen për përzgjedhje etnike, VV-ja ka theksuar se “përgjegjësia penale është individuale”.

“Përgjegjësia penale është individuale. Drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë. Gjykata e ndërtuar mbi përzgjedhjen etnike i cenon të dyja këto parime”, thuhet në reagim.

Në fund, VV-ja ka bërë thirrje sërish që ata që e votuan Specialen, të distancohen nga vota “ta pranojnë gabimin dhe t’u kërkojnë falje qytetarëve të Kosovës dhe kombit tonë, luftëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre”.

“Më 12 shtator marshojmë kundër atyre që e themeluan Gjykatën Speciale dhe për lirinë, drejtësinë, të vërtetën e luftës sonë çlirimtare”, thuhet në fund të reagimit.



DEKLARATA E PLOTË E LËVIZJES VETËVENDOSJE:

Mbështetje “Marshit për Liri” – ata që themeluan Gjykatën Speciale duhet t’i kërkojnë falje popullit të Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet Marshin për Liri, që mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

Themelimi i Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës ka qenë dëmi më i madh që i është bërë historisë së luftës çlirimtare dhe themeleve të shtetit të Kosovës.

Gjykata Speciale e ka padrejtësinë në themelin e saj. Me krijimin e saj, Kosova pranoi një rend të jashtëzakonshëm gjyqësor, me fushëveprim të drejtuar ndaj pjesëtarëve të UÇK-së. Parimi i barazisë para ligjit u flijua dhe njëra palë e luftës u veçua për ndjekje. Jashtë këtij gjykimi mbeti shteti serb, me drejtuesit politikë, ushtrinë, policinë, burgjet, varrezat masive dhe gjithë makinërinë që kreu gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në Kosovë.

Zanafilla e kësaj gjykate ishte politike dhe antishqiptare. Më 15 prill 2008, deputeti rus Konstantin Kosaçev dhe deputeti serb Millosh Aligrudiq u vunë në krye të nismës në Këshillin e Evropës, prej së cilës doli raporti i Dick Martyt. Pretendimi për trafikim organesh e vuri në lëvizje gjithë mekanizmin, megjithëse sot mungon në aktakuzën ndaj drejtuesve të UÇK-së. Akuza e bujshme atëbotë e kreu qëllimin e saj politik e vendosi luftën çlirimtare nën dyshim dhe hapi rrugën për krijimin e një gjykate të posaçme.

Lexo po ashtu:  Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës: FSK kalon kufirin në Hungari, merr pjesë në ushtrimin fushor me NATO-n

Qytetarëve por veçanërisht Deputetëve të Kosovës iu tha se, po të mos e miratonte Kosova themelimin e gjykatës, Rusia do ta ngrinte gjykatën në Këshillin e Sigurimit. Rusia nuk mund ta merrte e vetme një vendim të tillë. Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca kishin mundësi ta pengonin. Frika prej Rusisë u përdor që Kosova ta miratonte vetë nismën e nisur nga përfaqësuesit rusë e serbë.

Dëmi është i thellë. Kushtetuta u ndryshua nën trysni. Sovraniteti i Kosovës shërbeu si mbulesë juridike për një gjykatë të vendosur dhe të drejtuar jashtë vendit. Paraburgimi shumëvjeçar është kthyer në dënim para aktgjykimit. Të akuzuarit mbahen larg familjeve dhe atdheut, ndërsa prezumimi i pafajësisë po zbrazet çdo ditë nga kuptimi. Të gjitha këto janë ditur dhe paralajmëruar me kohë, pra që para 12 vitesh.

Edhe më i rëndë është dëmi ndaj së vërtetës historike. Drejtuesit e qëndresës, pra Shtabi i UÇK-së është vendosur në bankën e të akuzuarve, ndërsa shteti që kreu masakrat, dëbimet dhe zhdukjet me dhunë vazhdon t’i mohojë krimet, t’i lartësojë kriminelët dhe t’i strehojë të kërkuarit. Drejtësia e veçantë për çlirimtarin dhe pandëshkueshmëria për pushtuesin e shtrembërojnë historinë dhe e thellojnë padrejtësinë.

Përgjegjësia penale është individuale. Drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë. Gjykata e ndërtuar mbi përzgjedhjen etnike i cenon të dyja këto parime.

Ata që e votuan Gjykatën Speciale duhet të distancohen nga vota e tyre, ta pranojnë gabimin dhe t’u kërkojnë falje qytetarëve të Kosovës dhe kombit tonë, luftëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre.

Më 12 shtator marshojmë kundër atyre që e themeluan Gjykatën Speciale dhe për lirinë, drejtësinë, të vërtetën e luftës sonë çlirimtare.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

11 shtator 2026

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com