Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nga tani e tutje të gjithë fëmijët deri në moshën 16-vjeçare, mund të përfitojnë nga shtesat mujore.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Në një shkrim në Facebook, Murati ka thënë se me këtë është përmbushur në tërësi një nga premtimet kryesore të Qeverisë.
Shtesat për fëmijë janë deri në 10 euro në muaj për ata që janë mbi moshën dyvjeçare. Nga 20 euro në muaj marrin fëmijët nën dy vjeç.

“
Dhe, më në fund, përmbushet në tërësi njëri nga premtimet kryesore të Qeverisë sonë.
Nga tani e tutje, të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare mund të përfitojnë nga shtesat mujore për fëmijë.
Qeveria për Familjet”




