Franca pritet të jetë vendi i parë perëndimor që do të dorëzojë mjete të blindura të prodhimit perëndimor në Ukrainë. Zyra e presidentit Emmanuel Macron ka njoftuar se sot do të dërgohen në Ukrainë tanke të lehta, pas një telefonate me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

Fjala është për modelin AMX-10 RC që në Francë është zëvendësuar me tanket e reja “Jaguar”.

Sébastien Lecornu, këshilltar i Ministrisë së Forcave të Armatosura është shprehur se vendimi është marrë për të ndihmuar Ukrainën përkundrejt një ofensive të pritshme ruse në pranverë.

Nuk dihet mirë si të interpretohet kjo ndihmë, ndonëse Zelenskiy e ka falënderuar publikisht Macron, pasi më herët Ukraina ka kërkuar tanke të modelit “Leclerc” jo tanket e lehta që po ofrohen e që janë të tejkaluara.

Lexo po ashtu:  Ministri i Jashtëm turk: Franca e ka bërë islamofobinë politikë shtetërore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *