Dita e 6 Janarit, që simbolizon ditën e shenjtë të Ujit të Bekuar, përcillet çdo vit si një festë e madhe për të gjithë besimtarët e krishterë. Ceremonia u zhvillua këtë të premte në Berat, Sarandë dhe Durrës.

7 të rinj nga të gjitha lagjet e qytetit të Beratit, u hodhën në ujin e ftohtë të lumit për të pritur hedhjen e kryqit. Për të riun që kap Kryqin e Ujit të Bekuar, Kisha dhe Mitropolia i dhurojnë në shenjë simbolike 150 mijë lekë (të vjetra). Më pas ai shkon me kryqin në dorë në çdo shtëpi të lagjeve: Goricë, Mangalem e Kala, banorët e të cilave “dorovisin” kryqin e bekuar që mban në dorë i riu.

Lexo po ashtu:  RIPUBLIKIM/ Prof.Dr.Hysamedin Feraj: "Kush dhe pse po e nxjerr sot Skënderbeun në mejdan?"

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *