Mund të duket si një gjë e zakontë dhe aspak e nevojshme për të shkuar një spital.

Gishti i fryrë i kësaj gruaje është shenjë e rrallë e një infeksioni që ka të njëjtat baktere që shkaktojnë tuberkuloz.

42-vjeçarja kërkoi ndihmë mjekësore pasi gishti i saj i vogël pati një fryrje të madhe që i shkaktoi dhimbje për një javë. Ajo nuk e kishte lënduar dorën në asnjë vend, prandaj mjekët bënë një studim më të thellë.

Kështu, u zbulua se bëhej fjalë për një infeksion bakterial. Bakteret e tuberkulozit po jetonin në gishtin e saj, gjë që mjekët e quajtën “manifestim të rrallë” jashtë mushkërive.

Tuberkulozi është një infeksion bakterial i mushkërive që mund të jetë vdekjeprurës dhe përhapet nga kollitja ose teshtima. Sëmundja shkakton kollitje, humbje peshe, ethe, lodhje dhe nëse nuk trajtohet mund të jetë fatale.

Mjekët zbuluan se gruaja e mori sëmundjen nga bashkëshorti, i cili kishte bërë kohët e fundit një udhëtim për në Kinë. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Ja pse zemërimi është reagim emocional që të shkatërron. Ty, e jo armikun!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *