Poema e mëposhtme në formë kushtrimi është shkruar nga At Gjergj Fishta në një moment shumë delikat për kombin shqiptar, kur fuqitë e mëdha po vendosnin kufijtë dhe në të katër anët flitej për padrejtësitë që po i bëheshin kombit.

Eshtë një prej thirrjeve më të forta që ka bërë poeti i madh, drejtuar bashkëkombasve të tij.

Shqiptarë, a ndiet? Evropa, mrrutë e ndytë,

Shkërdhye me Evrej t’Parisit e t’Londonit

(Së cilës dreqi ia plasi të dy sytë

E maren ma s’e sheh, njitash n’e s’vonit).

E bani gjyq, që nipat e Kastriotit

Shkjeve t’Ballkanit urë t’u rrinë mbas sotit.

 

Po; për shqiptarë pleqnue e ka Evropa,

Që shi atyne urë t’u rrinë përdhe,

Të cilët kishat rrënue ua kanë me topa,

E n’djep foshnjat e njoma ua kanë pre:

Që t’ndertat vasha u kanë koritë përdhuni

E rrugash bamë i kanë vdekë me uni.

 

E mbas sotit shqiptarët n’gjuhë t’huej do flasin;

E gjakësve t’vet do t’bajnë këta t’u ngjatë jeta?

Hajnat lapera zotni do t’thërrasin,

E t’parodit do t’i japin pagë e t’dheta;

Me armë shqiptare, n’za gjithmonë e n’amë,

Sogje shqiptari shkjaut do t’rrijë sot n’kambë.

 

Ah, vaj! A ka ma zi n’kët jetë?

A ka si i bahet kujt ma tepër dhunë?

Ehu! Çka do t’bajnë thue, tash shqiptarët e shkretë,

Lexo po ashtu:  Facebook krijon një version të Messenger Rooms për kompanitë e bizneset

Ata, që n’veti pasë e kanë kanunë,

Ata që n’dej kanë gjak të Skënderbeut,

Që shekulli mbajtë i ka për burra t’dheut?

 

Çka bajnë shqiptarët? … Hanë fiq e kastraveca,

E pijnë mastikë, e qesin petulla n’ujë,

E ngrihen rrugës e fryhen si gjeldeca,

E rrinë tue këqyrë udhës ushtarët e huej,

Pale e kanë kësulën qyp ose kapelë,

A e ka uficiali kalin at a pelë.

 

E armët e t’Parëve shkojnë këta tue kërkue,

Ndo’i karajfile t’gjatë e ndo’i tagan,

Por jo, mos drueni jo për me luftue,

Me malazezë të shkyem e me serbjanë,

Por për me mundë me nxjerrë kund ndo’i grosh,

Tue rrejtë me to ndonjë anglez balosh.

 

Jo, po; shqiptarët kanë sot të madh kujdes..

Ata, po them, që ndo’i miras e presin,

E druen se ëmta a gjyshi vrik s’u vdes:

Pse për Shqipni, që krajlat po ua shesin,

S’çajnë kryet aspak, me sa çaj kryet unë sot

 

Për shkarpa’ t’vjetra, që kam shkye kahmot.

Ahi! Turp e marre! Burra, le e rritun

Me armë mizore n’dorë, e që fatosa

T’parët i kanë pasë, me ndejë kështu sot t’topitun

Si t’vdekunit n’vorre, sot që i mbërrika sosa

Së mjerës moj Shqipni edhe shqiptarëve,

 

E u shueka Atdheu e u shueka nderi i t’Parëve!

 

Lexo po ashtu:  Tre virtuozët shqiptarë që kanë “pushtuar” Parisin

Këtu, këtu shqiptarë!… A ndiet?… Ku ju kam… Ku jeni

Mo’leni, burra!… M’armë!.. Mbaroi Kosova!

Janina humbi!.. e ndoshta, Tepeleni.

Shkoi Manastiri! Dibra edhe Gjakova!.

Vendet ma t’mira ne na i mori shkjau,

E, çka asht ma zi, ne vëlla me vëlla na ndau!

 

Ah! N’kambë, bre burra! N’kambë! Çka jeni fshehë

Ndër furka t’grave, si do rrole t’këqia?

Sot armët duen rrokë; taganat sot duen mprehë;

Asht turp, për Zotin! shurdhë me humbë Shqipnia.

Mo’leni’, burra, bre! Kushtrim! Kushtrim!

A gjallë me nder; a vdekë grue e trim!

 

Ku je, Bibdoda, ti një rrufe prei qielle?

Je derës bujare e trim i drejtë ti je!

Flamurin e Shqipnisë, sot n’ajr ti shtille;

E grishi malet me qëndrue për Atdhe.

Ku thembra jote për Atdhe të shklasë,

Atje kryet tonë, po, për Atdhe t’humbasë!

 

Mo’ le’ Toptan, që me shpatë tande binde

Një shekull mbarë n’atë majë Taraboshi!

Prap shpatën ngjesh, e priju prap ti gjind’e

– Ndejun n’votër s’prarohet jo kondoshi…

Mblidh Toskë e Labë, e sot për Shqiptari

Qëndro, si’i herë qëndrove me trimni.

 

N’kambë Dedë Gjo Luli! Thonë se’i t’biri t’shkinés

Lekët e Malësisë sot t’dhjetat do t’ia lajnë

Se edhe do t’vënë kapicën e Cetines:

A ‘i mend, thue ti, kaq marre do ta bajnë;

Lexo po ashtu:  Procesorët AMD Zen 5 do të kenë rritje masive të performancës

Ata sokolat tu, Lekët e Malësisë.

Që aq gjak kanë derdhë për liri t’Shqipnisë.

 

Jo kurr! Jo kurr! Por mbi Deçiq ti nxirri

Çka asht i lekë, e thueju, se Shqipnia,

Aty kufin’ e ka, përball me Viri,

E ke me pa ti atëherë, se rrokullia

Me u çue m’e zhgulë andej, nuk mund ta hjekë;

Pse për Shqipni malësorët janë mësue me vdekë.

 

Ah, n’kambë, shqiptarë! E mos t’ju leshojë, jo, zemra,

Pse Perëndia s’ka me ju lanë me u thye.

T’ju bjerë ndërmend, se fort ma e randë asht thembra

E shkjaut kokëtrashe, se guri i vorrit n’krye.

Urra! Po, djelm! Shqiptar kushdo ka le,

N’mos mundtë shqiptar me mbetë, shqiptar t’hyjë n’dhe!

 

E n’qoftë se lypet prej s’hyjnueshmes Mëni,

Që flijë t’bahet ndo’i shqiptar n’thertore

Qe, mue tek m’keni, merrni e m’bani fli

Për Shqiptari, me shue çdo mëni mizore.

Oh! Edhe pa mue Shqipnia qoftë e rroftë,

E nami i saj përjetë u trashëgoftë!

 

Po: rroftë Shqipnia! E posi kripa n’Dri

E porsi krandja e thatë n’një flakada,

U shoftë me arë, me farë, me mal e vërri

Kushdo shqiptar, që s’brohorit me za,

Kushdo shqiptar, që s’brohorit me uzdajë:

Oh! Rroftë Shqipnia! Rroft Flamuri i sajë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *