Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Qeveria Kurti ka ndarë mbi 3 milionë euronga buxheti i Kosovës për këtë vit për blerjen e armëve dhe automjeteve të blinduara për Policinë e Kosovës.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Sipas të dhënave të prezantuara në Ligjin nr. 08/l-193, mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës sё Kosovës pёr vitin 2023, për automjete të blinduara dhe automjete të veçanta janë ndarë 1.800,000 euro.

Ndërsa për armë dhe pajisje speciale të policisë janë ndarë 1.450,000 euro. Gati vlerë e njëjtë është vlerësuar të ndahen edhe për vitin e ardhshëm.

Rikujtojmë se policia aktualisht posedon një numër të madh të autoblindave dhe armëve të modeleve të fundit të cilat përdoren për kryerjen e detyrave zyrtare.

Lexo po ashtu:  Albin Kurti viziton shpellën ku ishte fshehur për gjysmë shekulli trupi i Azem Bejtës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *