Dua

Mbi bar dua të prehem, 
të këndoj, të dëfrehem, 
të shoh rreth bagëtinë, 
kur hanë dhe pinë; 
të shoh fushat e blerta, 
bimët kur i fryen era, 
njërzit kur punojnë 
dhe çupat kur këndojnë! 

Ah, dua dhe lulet, 
kur i shfaqin pekulet, 
dhe fluturat që venë, 
mbi to dua të jenë; 
bilbili t’ia thotë 
nën diellin e ngrohtë. 

Dua dhe Shqipërinë, 
se atje kam shtëpinë, 
kur rrija nëpër ferrat 
edhe lozja me sheqerrat; 
për këtë kam dëshirë 
dhe s’dua më mirë, 
atje dua të shkoj, 
sa të jem e të rroj!

– poezi nga Asdreni /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Me smartfonin e ri HTC na kujton se ekziston

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *