Ekziston bindja se shtypja e ulët e gjakut është gjithmonë më e mirë se sa shtypja e lartë, por ky hulumtim tregon të kundërtën

Sipas një studimi të ri, të botuar në revistën JAMA Internal Medicine, shtypja sistolike e gjakut nuk duhet të bjerë nën 120 mmHg.

Nëse jeni duke bërë luftë me shtypjen e lartë, duhet të jeni të kujdesshëm që të mos e ulni shumë.

Shkencëtarët amerikanë i kanë matur nivelet e shtypjes sistolike të gjakut në 4.480 njerëz, të cilët vuajnë nga hipertensioni (shtypja e lartë i gjakut).

Në një periudhë prej 21 vjetësh ata çdo tre vjet e kanë matur nivelin e shtypjes sistolike të gjakut në mënyrë që ta zbulojnë nëse nivelet më të ulëta të shtypjes sistolike të gjakut vërtet e zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare si sulmi në zemër, goditja në tru dhe infarkti në zemër.

“Ne besonim se shtypja më e ulët e gjakut do të thotë rrezik më i vogël nga sëmundjet kardiovaskulare,” tha udhëheqësi i studimit prof. Carlos Jose Rodriguez, dhe shtoi se “kemi zbuluar që ekziston kufiri i ulët i presionit sistolik të gjakut.”

Lexo po ashtu:  "Shëndeti i mirë është detyra e parë në jetë. Dhe unë mendoj se është e shëndetshme të kalosh kohë vetëm." - Oscar Wilde

Çdo pjesëmarrës, tek i cili niveli i presionit sistolik të gjakut kishte rënë nën 120 mmHg nuk kishte kurrfarë përparësie për shëndetin kardiovaskular.

Niveli ideal i shtypjes sistolike të gjakut sillet nga 120 deri në 138 mmHg. Personat me shtypje ideale të gjakut, kishin përparësi më të konsiderueshme për shëndetin kardiovaskular.

Me këtë hulumtim nuk do të ndryshohet mënyra e trajtimit të shtypjes së lartë të gjakut, por do të merret parasysh në mënyrë më të detajuar efekti i shtypjes së ulët të gjakut në shëndet.

Ekziston bindja se shtypja e ulët e gjakut është gjithmonë më e mirë se sa shtypja e lartë, por ky hulumtim tregon të kundërtën. Ulja e presionit sistolik të gjakut më poshtë se 120 mmHg mund të ketë pothuajse të njëjtat efekte të dëmshme për shëndetin, ashtu si edhe presioni i lartë i gjakut.

Hulumtuesit theksojnë se rezultatet e këtij hulumtimi janë preliminare dhe se duhet kryer vlerësim nga ekspertë të jashtëm.  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  E vërtetuar shkencërisht: Nënat si këto rrisin fëmijë më të suksesshëm!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *