Sipas disa studimeve që përcjell një portal italian (passionemamma), gjyshja nga ana e nënës është më e rëndësishme për fëmijën se ajo nga ana e babait. Kjo gjë ndikohet nga disa faktorë dhe le të shohim cilët janë ato.

Përse gjyshja e mamit është më e rëndësishme?
Për forcë të zakonit fëmija do të kalojë më shumë kohë me gjyshen e mamit duke qënë se edhe vetë nëna e re do të preferojë të kalojë më tepër kohë me nënën e saj. Do të kërkojë ta shoqërojë gjatë ekografisë, në momentin e banjos së fëmijës, do t’i kërkojë ta ndihmojë me fëmijën etj. Vetvetiu krijohet një lidhje më e thellë.

Gjyshet e mamit shpesh janë më të disponueshme. Sipas disa studimeve ato janë më të gatshme të mbajnë nipërit dhe mbesat. Në momentin që ato e shikojnë se vajza e tyre është në vështirësi ofrohen direkt për ta ndihmuar.

Që në momentin e lindjes ato e shohin nipin dhe mbesën si fëmijën e tyre. Pra ai fëmijë ka ardhur në jetë nga vajza e tyre dhe jo nga një “e panjohur” që tashmë është gruaja e djalit. Gjyshet e babait duan pak kohë të mësohen me idenë dhe të krijojnë një lidhje të mirë me fëmijën. Megjithatë kjo nuk është absolute.

Lexo po ashtu:  Pas 196 vjetësh, dalin në pah zbulime të reja rreth vdekjes së gjeniut Beethoven

Gjyshja e mamit ka një rëndësi gjenetike. Ajo ka mbajtur në trupin e saj ovocitin e nënës, prej së cilit u krijua veza dhe më pas fëmija. Në momentin që gjyshja ka qënë shtatzanë me nënën e bebes, ovocitet e saj ishin formuar.

Shpesh nënat kanë më tepër besim tek mamaja e tyre. Ato e dinë si sillet nëna e tyre sepse prej saj janë rritur prandaj është normale që të ndiejë më tepër besim se tek vjehrra. Kjo është një nga arsyet se përse nëna e re preferon që nëna e saj të kujdeset për fëmijën dhe për pasojë marrëdhënia e fëmijës me të do të jetë më e fortë. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *