Media serbe sërish merren me futbollistin shqiptar nga Kosova, Granit Xhakën, kapitenin e guximshëm të përfaqësueses së së Kosovës dhe anëtarin e Arsenalit të Londrës.
Media propagandistike serbe “Kurir” sulmon përsëri me gënjeshtra Granit Xhakën.
“Lojtari i Arsenalit dhe i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka nuk rresht së provokuari Serbinë dhe serbët. Që nga ajo festë skandaloze e golit në Kupën e Botës 2018 në Rusi, ai ka përdorur pothuajse çdo mundësi për të gjuajtur një shigjetë helmuese ndaj Serbisë.
Në ditën kur Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë 15 vite më parë, Xhaka u deklarua në rrjetet sociale dhe me flamurin Kosova në formë zemre ka shkruar: “Gëzuar Pavarësinë e Kosovës””, shkruan mes të tjera ky pamflet serb.”
Kjo është edhe një dëshmi, se kuzhina e Beogradit dhe sojit të njerëzve të Vuçiqit, çdo fjalë e shqiptarit Granit Xhaka i pengon, një djaloshit të artë që vjen nga një familje atdhetare.
Serbia e di mirë, se me 25 mars Xhaka së bashku me Xherdan Shaqirin do të zbarkojnë në Serbi me Zvicrën, për të zhvilluar ndeshjen me Bjellorusinë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian dhe kjo e bën edhe me nervoz Serbinë shoveniste.