Përtypja e çamçakëzit nuk do t’ju ndihmojë me magji të humbisni kilogramë.

Përtypja sigurisht që nuk djegë shumë kalori dhe nuk do të heqë kaloritë që sapo keni mbushur trupin, për shembull një vakt të madh ose pas ndonjë feste.

Megjithatë, për individë të caktuar, përtypja e çamçakëzit mund të jetë një strategji e dobishme nëse kjo ju ndihmon të largoheni nga ushqimet në mesnatë, apo nga konsumimi i tepruar ëmbëlsirave.

“Unë mendoj për disa njerëz, mund të jetë një mjet i dobishëm … Gjithkush ka gjëra që mund t’i ndihmojnë ata në rrugën e tyre për humbje peshe dhe sjelljete vogla si përtypja e çamçakëzit mund të bëjë një ndryshim të madh për disa”, tha Keri Gans , një nutritionist.

Çamçakëzi mund të jetë i dobishëm në dy mënyra, sipas Gans. Për disa, duke vënë diçka me sheqer në gojë pasi ata kanë ngrënë që mund të sinjalizojë se vakti ka mbaruar.

“Disa njerëz kanë nevojë për diçka të ëmbël në fund të çdo vakti dhe do të kërkojnë ëmbëlsirë. Nëse ata përtypin një copë çamçakëz, ndoshta ajo mund të bëjë këtë mashtrim”.

Lexo po ashtu:  Koronavirusi: Si të vetizoloheni, gjërat që duhet dhe s’duhet bërë

Për të tjerët, përtypja e çamçakëzit mund ta mbajë gojën të zënë duke siguruar pak kalori në mes të vakteve, shpjegoi Gans. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *