Vendet e trashëgimisë kulturore janë të shumta në vendin tonë dhe me rijetësimin e tyre ato janë shndërruar ne sajte të vizitueshme që po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e qytetarëve dhe të turistëve.

Një prej këtyre vendeve me interes për t’u vizituar dhe për t’u njohur me historinë e saj, është Kisha e Shën Kollit, Kurjan për të cilën Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore thotë se është ndërtuar në shekullin XIV, në stilin bizantin.

Dikur, kisha ka qenë me kupole mbi tambur, ndërsa sot është një nefëshe dhe e mbuluar me çati druri. E veçanta e kësaj kishe është ndërthurja e tullave me ripërdorimin e elementeve të shumta antike dhe paleokristiane në muret e fasadës së jashtme të saj, fenomen i njohur si spolia.

Pikturat murale në brendësi të saj janë realizuar në shekullin XVI nga ikonografi Nikolla i Onufrit./ atsh/

Lexo po ashtu:  Microsoft thjeshton programin e versioneve eksperimentale të Windows 10

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *