Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 

Kosovën e pavarësuan Adem Demaçët dhe Adem Jasharët-UÇK-ja, NATO-ja  dhe Amerika

 -JO kurrfarë “ati” i imagjinuar i  Bantustanit !

Kjo është e vërteta historike, politike, juridike, diplomatike dhe ushtarake e pavarësisë së Kosovës, e lindur më 17 shkurt të vitit 2008. Këtë enciklopedi kombëtare dhe ndërkombëtare, nuk mund ta fshijë askush në botë.

Prandaj, bashkatdhetarë të mi të dashur as sot e as nesër nuk duhet t’i harrojmë  heronjtë dhe dëshmorët e UÇK-së, por, duhet t’i nderojmë dhe përkujtojmë çdo ditë-përjetësisht me vepra konkrete, jo vetëm për promovime të ndryshme, për  festa, për dreka e për darka solemne.

 Faleminderit Ganimete që na solle UÇK-në Kuvendin e Kosovës së UÇK-së !

       

S’ka dilemë se vënia e emblemës së UÇK-së në ballë të Tribunës së Kuvendit të Kosovës, me rastin e shënimit të    15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës,  ishte një akt i pjekurisë politike, një akt i ndërgjegjës së lartë kombëtare,  patriotike dhe emancipuese evropiane i  deputetes Ganimete Musliu  dhe i deputetit Abelard Tahiri të PDK-së.

-Ashtu, pra, mos i harroni sakrificat dhe vlerat e pavdekshme të  UÇK-së, e cila e prirë nga Adem Demaçët dhe nga Adem Jasharët, i solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës,  jo titistët dhe “atllarët” e  fantazuar.

 

      UÇK-ja është alfa dhe omega e pavarësisë së Kosovës !

 

 Kjo është e vërteta historike, jo kurrfarë politike e falsifikuar propagandistike (për vota, për pasuri, për karrierë dhe për pushtet të përjetshëm),  se gjoja  pavarësia e Kosovës  na “qenka dhuratë” e filozofisë  politke  sofiste “prit gomar derisa të dalë  bar”!!!

 

Kjo është rrena më e zezë dhe më e rafinuar, që po i bëhet të së vërtetës historike të luftës së UÇK-së.

 

 –Jo , jo kurrfarë “kali”  i Trojës e as i Spartës nuk e ka çliruar dhe pavarësuar Kosovën e Shqipërisë Etnike, por tomahovkat e NATO-s së komanduar nga gjenerali i famshëm amerikan Wesley  K. Clark  dhe pushka top e UÇK-së së revolucionarëve heronj të Adem Demaçit dhe të  Adem Jasharit. Kjo është  enciklopedia e së vërtetës së pavarësimit të Kosovës (17 shkurt 2008) nga Serbia pushtuese kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999).

Lexo po ashtu:  Para se me ik prej këtij vendi…

 

Historia ndërtohet me argumente dhe me fakte të qënddrueshme

 

-Jo me opinione kuturu subjektive (mëhallore, partiake, ideologjike), nuk ndërtohet as e vërteta, as shkenca, as liria, as drejtësia, as pavarësia,  as demokracia e as paqja, por vetëm me ARGUMENTE dhe me FAKTE të dëshmuara konkrete. Këtë të vërtetë e dëshmon vetë EMBLEMA E UÇK-së dhe heronjtë e luftës së saj të rënë dhe të gjallë.

Mohimi i vlerave dhe i meritave të UÇK-së, do të thotë mohimin dhe kontestimin e lirisë, të pavarësisë dhe të sovranitetit të Kosovës.

Prandaj, ata që sugjerojnë dhe moralizojnë se gjoja “ka kaluar koha e UÇK-së” dhe “koha e patriotizmit” janë armiqtë më të egër dhe më primitivë të UÇK-së, të popullit liridashës dhe të shtetit të pavarur të Kosovës (17 shkurt 2008). Nolens volens UÇK-ja është themeli betonarme dhe çatia e çelikt e pavarësisë dhe e sovranitetit të Kosovës, jo kurrfarë “atllarësh”. që kanë kapitulluar para agresionit dhe gjenocidit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, ku harngat dhe fallangat barbare çetniko-fashiste të tij masakruan mbi “11.800” shqiptarë; mbi; “2647” shqiptarë i zhdukën, fati i tyre nuk dihet as sot pas 24 vitesh;  përdhunuan mbi “22 mijë gra shqiptare” , si dhe dëbuan jashtë Kosovës mbi “1 milion shqiptarë”…

 

 “Arkivimi” i  UÇK-së është mohimi i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës

 

Këtë po e kërkon edhe lidershipi aktual i Beogradit (Aleksandër Vuçiq, president), Ivica Daçiq (ministër i Jashtëm) dhe Ana Bërnabiq (kryeministre), duke lobuar nëpër botë, që UÇK-në ta  shpallë “terroriste”.

Mirëpo, kjo gënjeshtër nuk do bëhet kurrë realitet për Serbinë pushtuese gjenocidale, sepse UÇK-ja ishte palë ndërluftuese legjitime dhe legale sipas së drejtës ndërkombëtare, e cila zhvilloi luftë të drejtë antikoloniale kundër forcave barbare, terroriste dhe gjenocidale serbe të Slobodan Milosheviqit (1991-1999)

Lexo po ashtu:  Kompromis politik po, sipas De Golit euro-perëndimor, jo sipas Honekerit gjermano-sovjetik

 

Liria dhe pavarësia e Kosovës ka vetëm një emër-UÇK-në !

 

Ndaj,  vepruan drejt Ganimetja dhe Abelardi, që na befasuan për mirë duke vendosur emblemën e UÇK-së në ballë të Parlamentit. Faleminderit për këtë akt patriotik kombëtar shqiptar, sepse UÇK-ja me heroin legjendar gjithëkombëtar Adem Jashari në krye, është PËRMBAJTJA dhe DOMETHËNIA e lirisë dhe e pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008).

 

Pa dyshim se ky është një akt i lartë patriotik, që  të gjithëve na rikujton luftën e ndritshme çlirimtare kombëtare të UÇK-së për pavarësimin e Kosovës, më 17 shkurt 2008.

Prandaj, asnjëherë kjo amblemë e UÇK-së e as kryekomandantit të saj legjendar gjithëkombëtar, nuk duhet të heqet nga salla e Parlamentit, as nga zyrat e Qeverisë e  as nga zyra e presidencës. Për më tepër, historiku i luftës dhe i heroizmit të UÇK-së, duhet të përfshihet patjetër, edhe në Preambulën e Kushtetutës, sepse pa të, Kosova ende do të kishte qenë koloni e Serbisë (1912-1999).

Thjesht, heqja e simboleve të UÇK-së nga zyra e Presidencës, nga zyrat e Qeverisë dhe nga salla e Parlamentit  të Kosovës, zhvlerëson dhe vë në pikëpyetje edhe atributet shtetërore të Kosovës së pavarur dhe sovrane. Me një fjalë, “arkivimi” i simboleve të UÇK-së vetëm në zyrën e OVL të UÇK-së, provon sheshit se është përbuzje e gjakut dhe e vlerave të UÇK-së.  Fundja, s’ka drejtësi e as demokraci pa liri, e lirinë dhe pavarësinë e solli lufta çlimirtare e UÇK-së, e ndihmuar nga NATO-ja dhe nga Amerika, jo  kurrfarë politike statike e “atllarëve” të dështuar jo më pak se 10 vjet (1989-1999), të cilën nuk e njohu asnjë shtet i botës, si dhe  asnjë shtet i OKB-së nuk i ndihmoi mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë, që t’i shpëtonte nga terrori dhe nga gjenocidi shfarosës  i Serbisë pushtuese të Slobodan Milosheviqit (1989-1999).

Lexo po ashtu:  SHTETI I QEVERISUR MË MIRË ËSHTË AI QË I AFROHET MË SHUMË MODELIT TË INDIVIDIT

Sa më sipër,  shqiptarët nuk kanë nevojë për “liderë-atllarë”, por për liderë të guximshëm, me integritet moral, parimorë, të ditur, vizionarë dhe patriotë  shqiptarë, që pajtojnë dhe bashkojnë kombin shqiptar dhe Shqipërinë Etnike, sepse kjo është ardhmëria e ndritshme e tyre, jo bashkimi me Serbinë ,me  Rusinë dhe me bishtat e tyre sllavo-bizantinë ballkanikë, por me AMERIKËN dhe me aleatët e saj evropianoperëndimorë. Kjo është e sotmja dhe e nesërmja e kombit shqiptar dhe e Shqipërisë Etnike (jo e “Shqipërisë së madhe”, assesi, e cila është e shpifur nga Serbia e madhe për t’i mbrojtur  territorert e saj të grabitura, të aneksuara dhe të kolonizuara me gjenocid, që nga vitit 1876).

Pra, të mos e lakojmë të vërtetën historike të luftës çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së kundër agresionit pushtues dhe gjenocidit  të Serbisë së Slobodan Milosheviqit në Kosovë (1989-1999), duke  propaganduar   se gjoja “njëfarë  ati”  e paska pavarësuar Kosovën.-JO, kjo është gënjeshtër ordinere, që se “mba” as toka e as qielli, kur të gjithë e dimë se pavarësia e Kosovës, është vepër konkrete e luftës së drejtë mbrojtëse e UÇK-së, e ndihmuar nga Amerika dhe nga NATO-ja (24 mars – 10  qershor 1999).

-Me përralla, me lutje dhe, duke ndenjur duarkryq, të sajuara në strategjinë e frikësimit  dhe të defetizmit nuk është fituar pavarësia e Kosovës (17 shkurt 2008), por me pushkë dhe me bomba tomahawk të Amerikës dhe të NATO-s.

-Faleminderit  përjetësisht UÇK!

-Faleminderit përjetësisht Adem Jashari!

-Faleminderit përjetësisht Adem Demaçi (Mandela i Evropës) !

Ju jeni krenaria e gjithë kombit shqiptar dhe e Shqipërisë Etnike.

-Faelminderit Amerikë !

-Faleminderit NATO!

Ju jeni miqtë dhe aleatët tanë të përjetshëm.

-GËZUAR 15-VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS!

-ZOTI IU BEKOFTË SI NË LUFTË, ASHTU EDHE NË PAQE !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *