Në Vjenë të Austrisë të hënën është mbajtur organizim për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunther Fehlinger, i cili ishte pjesmarrës në këtë festë, ka bërë thirrje për anëtarësimin e Kosovës në NATO, përfshirë edhe Austrinë dhe Ukrainën.

“Duke festuar ditëlindjen e 15-të të Republikës së Kosovës sot, në Vjenë në zemër të Austrisë Neutrale, bëj thirrje për anëtarësim në NATO, Kosovën, Austrinë dhe Ukrainën ”.

Po ashtu, ai ka i ka bërë thirrje edhe Qipros dhe Greqisë, ndër pesë vendet e BE-së që nuk e ka njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë.

“I bëj thirrje Greqisë dhe Qipros që ta njohin Kosovën dhe të jenë aleat më i mirë për NATO-n. Tashmë janë 15 vjet, pavarësia është fakt dhe pse të qëndrojmë në anën serbe dhe ruse në këtë çështje, ka shkruar Fehlinger, përcjellë MekuliPress.com

Siq dihet, historikisht, Austria konsiderohet ndër vendet aleate dhe kontribuese e madhe ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar në përgjithësi.

Lexo po ashtu:  Konfliktet në Ukrainë ndikojnë tek gruri – Shqetësimet e ndërprerjes së furnizimeve rrisin ndjeshëm çmimin në bursë

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *