A e dini se gatimi me gaz mund ta bëjë ajrin brenda shtëpisë tuaj deri në pesë herë më të ndotur? Ky është rezultati më i fundit i një studimi të ndërrmarrë nga një grup kërkimor i Institutit “Rocky Mountain” dhe publikuar para disa ditësh në “The Guardian”.

Gatimi me gaz çliron shumë emetime të dioksidit të azotit dhe monoksidit të karbonit në shtëpi, të cilët janë tejet të rrezikshëm për më të vegjlit. Ky hulumtim vërtetoi se fëmijët që jetojnë në shtëpi ku përdoren soba me gaz kanë 42% më shumë gjasa të vuajnë nga astma.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i konsideron pajisjet me gaz si një nga faktorët kryesorë në ekspozimin e përgjithshëm të njerëzve ndaj dioksidit të azotit. Emetimi i dioksidit të azotit mund të jetë gjithashtu përgjegjës për përkeqësimin e sëmundjes të tillë si sëmundja kronike obstruktive pulmonare, si dhe të jetë i lidhur me problemet e zemrës, diabetin apo edhe kancerin.

Lexo po ashtu:  19 rregulla të mirësjelljes që shumica i thejn çdo ditë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *