Deputeti dhe zëdhënësi i Partisë Popullore, Stefan Jovanoviç, ka deklaruar sot se presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Prishtinës, Albin Kurti, me shumë gjasa nuk do të nënshkruajnë asgjë të hënën në Bruksel, por do të “bisedojnë verbalisht” për ta pranuar marrëveshjen përfundimtare që sipas tij është tashmë një fakt i kryer.

“Në kuptimin juridik, mbetet vetëm të nënshkruhet dhe informacionet thonë se kjo duhet të ndodhë deri në prill”, tha Jovanoviç për televizionin Nova S.

Ai shtoi se qeveria duke kontrolluar median do të përpiqet ta paraqesë Vuçiçin si një “Zot” i cili do të arrijë të përgatisë një marrëveshje me shumë përfitime për Beogradin.

“Suksesi i vetëm do të ishte marrja e pëlqimit të Perëndimit që Vuçiç të mbetet në pushtet. Me këtë marrëveshje Serbia e humb Kosovën dhe de facto heq dorë nga ajo, dhe Vuçiç në këmbim qëndron në pushtet”, tha Jovanoviç.

Lexo po ashtu:  Fluturimi eksperimental ‘Pa Covid’ ulet në Londër – Ja çfarë ndodhi në bord

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *