Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

De  Gaulle-it s’i ka hangër “palla” as për Drazhën e as për Titon

Mirëpo,  historia dhe politika e miteve  të rreme serbe janë të pakufijshme dhe të patejkalueshme në mbarë botën. Ndryshe, nuk do të kishin shpifur dhe propaganduar se gjoja ikona  dhe kryetari i “Francës së Lirë”, Gjenerali Charle de Gaulle  “ kishte qenë  bashkëstudent  i Drazha Mihajloviqit”  në Akademinë Ushtarake në Saint Cyr të Francës.

Së fundi, këtë gënjeshtër mitologjike serbe, e ka hedhur poshtë e vërteta historike, e  ndriçuar nga Predrag Matvjeviq, i cili ka zbuluar dhe verifikuar të dhënat e sakta nga burimet arkivore të Insitutit “Charles de Gaulle” në Paris, gjatë viteve ’90 të shekullit XX.

Sipas këtyre dokumenteve arkivore, Matvejeviq ka shkallmuar mitin e rrejshëm  të historisë, të politikës, të diplomacisë dhe të propagandës serbomadhe, sepse “Charles de Gaulle-i dhe Drazha Mihajloviq nuk kanë qenë bashkëkadetë në Akademinë prestigjioze ushtarake Saint-Cyr në Coetquidan të Francës. Madje, nuk e kanë njohur e as nuk e kanë takuar njëri-tjetrin, për faktin se,  emri i Drazha Mihajloviqit askund nuk ka figuruar në formularin e regjistrimit të kadetëve ushtarakë, as para e as pas kryerjes së Akademisë së gjeneratës së Charles de Gaulle-it. Të dhënat e sakta arkivore provojnë se në vitin 1930, majori Mihajloviq ka qenë në një kurs 6-mujor për Artileri në Francë. Gjatë kësaj kohe, De Gaulle-i ndodhej në Lindjen e Afërt, në Liban dhe në Siri.” (https://pescanik.net/de-gaulle-tito-mihailovic/)

Lexo po ashtu:  Ballkanin e hapur e vranë në Kiev

Mirëpo, në vend se të verifikohej kjo e vërtetë, mori dhenë gënjeshtra propagandistike paranoide allaserbe (M.H.) se gjoja Drazha Mihajloviq u diplomua në Akademinë e Saint-Cyr-it  së bashku me  De Gaulle-in !?

Dë Goli s’ka “vajtuar” as për Drazhën e as për  Titon, por vetëm për “Francën e Lirë” antifashiste dhe për Evropën e Bashkuar “Prej Uralit deri në Atlantik” !  Sipas  doktrinës së politikës së jashtme  degoliste frënge : “Detente, entente, and cooperation”.

 

Natyrisht, pas  gjysmë shekulli u zbulua e vërteta historike se Charles de Gaulle-i (ish-gjenerali i famshëm historik, që e luftoi nazifashizmin dhe e çliroi Francën, dhe ish-presidenti i shquar i Republikës së Pestë Frënge-1968-1969), as gjatë gjithë karrierës së tij ushtarake, luftarake, politike, diplomatike dhe presidenciale nuk ka pasur asnjë kontakt tete a tete me kriminelin dhe me kolaboracionistin fashist serb, Drazha Mihajloviq e as me komunistin bolshevik Tito.

Me një fjalë, Gjenerali i lavdishëm frëng Charles de Gaulle s’ka “pjerdhur” as për Drazha Mihailoviqin, as për Titon. Ai  kurrë se ka vizituar as Serbinë e Drazhës e as Jugosllavinë socialiste të Josip Broz Titos, as gjatë Luftës së Parë Botërore (1914-1918), as gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1945) e as në kohë paqeje pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (9 maj 1945), sepse nuk kanë pasur asnjë ideologji  dhe, asnjë interes të përbashkët.

Lexo po ashtu:  Pas grushteve në Kuvend/ Deputetët e Kosovës votojnë pro rritjes së pagës minimale

Kështu, në të njëjtin “yrrnek” të fabrikimit të miteve të rreme dhe të historiografisë falsifikatore, Drazhët dhe titoistët serbomëdhenj; shteti, kisha dhe akademia serbe e kanë shtrebëruar dhe përvetësuar historinë e Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan. Dhe, ja kështu në frymën e miteve të tilla të shpifura, sot në Brukskel, pala serbe negociuese me presidentin e tyre, Aleksandër Vuçiq po kërkojnë copëtimin e territorit të Kosovës, në emër të formimit të Bashkimit të Kounave Njëetnike Serbe në Kosovë, gjoja  me qëllim të “mbrojtjes “ së të drejtave dhe lirive të minoritetit serb! – Ja, edhe ky është një mit i ri i rremë serbomadh, sepse serbët në asnjë aspekt nuk janë të diskriminuar në Kosovë, por Serbia me Vuçiqin në krye po ushtron trysni ndaj tyre, që të mos e njohin Kosovën si shtet të tyre, por Serbinë.-Ky është miti paranoid kolektiv, që bie ndesh me të  vërtetën e realitetit të ri të krijuar në Kosovë. Mirëpo, edhe kjo gënjeshtër e sajuar mitologjike çetniko-fashiste, duhet eliminuar nga ana Amerikës, e BE-së dhe e OKB-së, sepse nuk përligj paqen, bashkëpunimin dhe integrimin rajonal dhe evropian, por paralajmëron konflikt  të ri mes Kosovës dhe Serbisë. Mirëpo, ky rrezik duhet shmangur me çdo kusht në frymën e zbatimit të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Lexo po ashtu:  Kur do ta dëgjojmë fjalimin tjetër mbi Perden e re të Hekurt?

Githashtu, ia vlen të rikujtojmë se, që nga  popullimi i territoreve të Ballkanit nga ardhacakët serbë e deri më sot në shekullin XXI (viti 2023),  shteti serb është krijuar nga mitet e rreme serbe, duke e falsifikuar brutalisht historinë pellazgo-ilire të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.

Këtë  e dëshmon edhe ky konkluzion aksiomatik i Prof.Dr. Sonja Biserko (Kryetare e Komitetit të Helsinkit në Beograd për të drejtat dhe liritë e njeriut), e cila  në një intervistë të gjatë dhënë revistës “Vjenac” të Zagrebit pati deklaruar se “E gjithë historia serbe është një gënjeshtër e madhe-pa pardon, sepse nuk ka qasje të vërtetë në dokumnetet historike të periudhës së Perandorisë Osmane. “ (http://vesti-online.com/Vesti/Srbija/508822/Biserko-za-hrvatske-novine-Cela-srpska-istorija-je-velika-laz).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *