Safete Juka, profesore, patriote, piktore, artiste, poliglote dhe studiuese e njohur dhe e respektuar në rrethet intelektuale të kohës. Kështu, për ta njohur më mirë këtë figurë të rëndësishme shqiptare, ju ftojmë të lexoni këtë përmbledhje të informacioneve që kemi grumbulluar rreth saj.

Safete Juka, ka qenë e bija e Musa dhe Sofie Jukës, familje e njohur në Shkodër. Ajo që herët, tregoi një inteligjencë të rrallë dhe prirjet e saj lidheshin me artin dhe ngjyrat. Safete u shkollua në Vjenë të Austrisë , për të vazhduar më pas me studimet e doktoraturës në Sorbonë të Parisit, në Francë. Pas doktoraturës ndoqi familjen në Egjipt dhe aty punoi për shumë vite si profesore e letërsisë franceze në Liceun Francez të Aleksandrisë.

Piktorja e luleve

Në Alexandri pati rastin të njihej me piktorë francezë dhe egjiptianë të cilët e nxitën të shprehej dhe nëpërmjet pictures, duke marrë pjesë në ekspozita të ndryshme, ku natyrisht ajo shkëlqeu. Në shtypin profesional kritik dhe artistik të Aleksandrisë atë e mbiquajtën “Piktorja e Luleve” për shkak të aftësisë që kishte për të jetësuar botën e florës së shndritshme. Udhëtimi i saj intelektual vazhdoi në Universitetin e Pensilvanisë ku punoi si profesore e letërsisë evropiane, por duke vazhduar njëkohësisht dhe udhëtimit artistik nëpërmjet ekspozitave me piktura dhe figura kreative prej terracotta.

Lexo po ashtu:  Varri monumental i Kapllan Pashës, pjesë e emblematikës së monedhave

Safete Juka, historia dhe guximi i një dijetareje shqiptare të klasit


Studiuesja e pakrahasueshme

Nuk mund të mos përmendim shkrimet dhe studimet e saj të shumta të botuara në revistat prestigjioze të kohës, ku ajo tregonte aftësitë e saj si analiste e talentuar e kulturës së njerëzimit. Të jashtëzakonshme kanë qëne jo vetëm studimet dhe esetë, por dhe njohuritë që kishte për mitologjinë ilire, tematikë që kanë trajtuar vetëm disa studiues gjermanë. Kontributi i saj në kulturën ndërkombëtare, por dhe shqiptare nuk mbaron këtu, sepse ishte falë dashurisë së madhe që ajo kishte për kombin shqiptar që fundin e jetës ia dedikoi çështjes së Kosovës duke organizuar në 1982, në Amerikë, një konferencë shkencore për çështjen e Kosovës apo shqiptare.

Një grua që u mor me kombin dhe jo me politikën

Çështja e Kosovës ishte aq thelbësore për të saqë në vitin 1984 ajo botoi në anglisht librin për Kosovën i cili bëri një përshtypje të madhe në qarqet ndërkombëtare të diplomacisë. Në të vërtetë ky libër për shqiptarët dhe Kosovën në anglisht ishte përkthimi i një libri të intelektualit hebre nga Vjena, të quajtur Leo Freundlich, botuar në vitin 1913, një libër që përshkruante në detjae masakrat serbe ndaj kombit shqiptar. Leo Freundlich, e shkroi librin e tij për shqiptarët në 1913, duke i paraprirë kështu Holokaustit që gjermanët bënë mbi hebrenjtë 20 e ca vjet më vonë, duke treguar se parathënia e kësaj katrahure qe Holokausti i shqiptarëve nga serbët, pikërisht në vitin 1913.

Lexo po ashtu:  Histori personale: “Nëna zgjodhi të jetonte e vetme”. Zgjedhje të vështira nga femra të pavarura

Safete Juka ka qenë një dijetare e klasit të parë, një shqiptare e madhe, një studiuese dhe hulumtuese e historisë së artit, letërsisë, arteve pamore, mitologjisë dhe krishtërimit. Amaneti i saj i fundit ka qenë një ndihmë për Bibliotekën Komëbëtare, 40 mijë dollarë të depozituara në bankën e Nju Jorkut, në emër të bibliotekës shqiptare. Një grua që ia dedikoi jetën kombit dhe jo politikës, një grua me kthjelltësi mendimi dhe me argumenta të fortë dhe përfundime logjike, një grua që ka vetëm ditë lindjeje./Zhaklin Lekatari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *