Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e Partisë Demokratike. Lubonja thotë se vendimi ishte i pritshëm, teksa shtoi se kemi rrëshqitur në një regjim mono-partiak.

“Me shumë gjasa mendoja se kështu do të ndodhte. Arsyet dihen. Ne bëjmë sikur jemi në një demokraci, por ne kemi rrëshqitur në një regjim me sistem mono partiak. Nuk mund të pritej që drejtësia mund të merrte një vendim ndryshe. Është kapur shteti. Kush shpresonte se do të ndodhet ndryshe, unë vetë gati gati po e them me ironi do të zhgënjehesha.

Ky është një projekt i gjatë i Ramës për të eliminuar opozitën. Kjo është një reformë jo për të bërë drejtësi. Ky është në rrugën e tij për ta dobësuar, pasi nuk mund ta nxjerrë jashtë Kushtetutës. Vetë PD e ka denoncuar herë pas here. Ju kujtohet Basha kur thoshte se “nuk do hyjmë në zgjedhje”? U pa që nuk kishin këllqe dhe vazhduan kështu. Vazhdojnë të bëjnë sikur nuk po i ha ujku, por ujku po i ha.

Lexo po ashtu:  Davidi i buzëqeshur

Janë vetë kontradiktor. Janë për mosbindje civile, protestë paqësore apo revolucion? Këtu për revolucion nuk bëhet fjalë. Është mosbindje civile apo protestë.
Revolucioni është përmbysje me dhunë e elitave në pushtetit, që do të thotë që të marrësh për bythe gjithë ata gjykatës që kanë marrë këtë vendim dhe ti çosh atje ku…. Kështu është pushteti. Në pushtetin proletar i vendosin në burg?”, – tha Lubonja në News 24.

Ai foli për ashtu dhe për situatën politike mes opozitë dhe qeverisë duke thënë se, kjo e fundit po pastron paratë e drogës dhe dëbon shqiptarët e ndershëm.

“Rama kërkon të sundojë vendin. Sot të huajt urrejnë më shumë Berishën sesa Ramën. Sa duhet të besojmë ndaj të tjerëve ne? Ka nga ata që thonë kështu, por ata janë danezët, finlandezët e me radhë. E di sa janë shqiptarët? 2.8% thonë që duhet besuar. Vetëm 2.8% thonë se duhet pasur besim te të tjerët.

Logjika e shqiptarëve është “a duhet t’ua fusim të tjerëve?”. Kjo duhet parë në aspektin e ekonomisë, njerëzve që e mbështesim. Një qeveri që pastron paratë e drogës dhe dëbon shqiptarët e ndershëm, çfarë pret ata? Opozita paraqitet si pjesa e mirë e medaljes, por dhe ata janë pjesë e kësaj. Unë them më mirë një bandë sesa 3 banda”, – tha Lubonja. /BW

Lexo po ashtu:  Kurti godet në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë: Akt i ligë terrorist i sponsorizuar nga Serbia. Katër herë në dy vitet e fundit Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufirin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *