Esad Mekuli lindi në Plavë më 17 dhjetor të vitit 1916. Ishte poet, akademik, doktor i shkencave të veterinaisë dhe një përkthyes i denjë shqiptar. Më 1949 Mekuli themeloi revistën letrare “Jeta e re”, kryeredaktor i së cilës ishte deri më 1971. Kreu doktoraturën në Itali (Romë) dhe Beograd.

Si student shqiptar përparimtar ai u burgos nga serbët në vitin 1940 dhe qëndroi në burgun famëkeq “Gllavinjaqa”, prej nga u amnistua me 2 prill të vitit 1941, shkruan MekuliPres.

Pas daljes nga burgu u paraqit vullnetar dhe punoi si veterinar ushtarak në Pejë. Këtu në vitin serbët/malazezët në vitin 1942 e burgosën për shkak të veprimtarisë patriotike dhe bashkëpunimit me lëvizjet çlirimtare.

Poeti i madh shqiptar, Esad Mekuli, ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, nismëtar, themelues dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Më poshtë MekuliPress ju sjell fjalimin epik të Esat Mekulit për Çamërinë. Është viti 1941…, Pejë.

“Kosova dhe Çamëria kanë çelë plagë të randa dhe të paharrueshme në trupin e popullit t’onë, por i kanë dhanë edhe eksperiencë të madhe Shqipnisë së lirë dhe të bashkueme sot e mbrapa me vendet që ia kishin grabitun.

Po flas si djalosh i Kosovës shqiptare, i Kosovës qi në ditën e sodit po lirohet përgjithmonë prej zgjedhës, me dishirin e madh dhe të pashkimun qi Kosova shqiptare t’i bashkohet Shqipnisë së lirë, qi vllaznit tonë, të çdo feje qofshin, t’a ndjejnë me zemër se janë vllazen rreth qëllimit dhe punës së përbashkët.

Zemrat t’ona le të jenë të mëdhaja dhe veprat t’ona edhe ma të mëdhaja, terrori qi anmiqt mbuellën nëpër fushat tona të buta dhe pjellore le të jenë nji herë e mirë mësim për bashkimin t’onë rreth idealeve të përbashkëta. Besa dhe dashunija vllaznore le të jenë të mëdha, sikurse ka qenë e madhe vuejtja e jonë deri tash, pse Shqipnia duhet me kenë e njishme, e pandashme, e pacoptueme.”

Lexo po ashtu:  BIRN: Adhurimi i socialistëve ndaj Edi Ramës ngre shqetësime për krijimin e “kultit të individit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *