Ata që kanë kafshë në shtëpinë e tyre i duan dhe i përkëdhelin shumë ato. Por përveç dashurisë që u japim duhet edhe një përkujdesje për shëndetin e tyre.

Më poshtë po ju listojmë disa këshilla për një mbarëvajtje të mirë të shëndetit të tyre.

Vaksinoni kafshët tuaja

Kontrolloni nëse qeni ose macja juaj ka ndonjë rriqër dhe hiqjani

Kërkoni rekomandimet e veterinarit si të veproni me kafshën tuaj

Nëse shikoni se kafsha juaj sillet në mënyrë të pazakontë dërgojeni menjëherë te veterinari

Gjithmonë mbani preparate kundër pleshtave

Mos sillni në shtëpinë tuaj kafshë të përkëdhelura nëse keni fëmijë të vegjël

Femrat shtatzëna duhet të kenë kujdes të veçantë nga kafshët

Rregullisht lani duart pas kontaktit me kafshën tuaj, si dhe pas pastrimit të jashtëqitjes së tyre

Mos lejoni që qeni juaj të qëndrojë me qentë e rrugës

Rregullisht pastrojeni shtëpinë nga qimet dhe kontrolloni mos ka jashtëqitje apo urinë të kafshës suaj në ndonjë skaj të fshehur të shtëpisë.
 /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Pse fëmijët e vegjël sëmuren kaq shpesh dhe a ka ndonjë mënyrë për ta ndaluar këtë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *