Disa shkencëtarë në Japoni ia kanë dalë që të prodhojnë fëmijë te minjtë nga dy meshkuj. Katsuhiko Hayashi nga universiteti i Osakës është shprehur se ka përdorur kromozome të inxhinieruar që të shumëzojë shtatë minj të shëndetshëm, çka sipas tij shënon rastin e parë të prodhimit të vezëve të gjitarëve nga qeliza mashkullore.

Studimi I tij pret ende redaktimin e revistën “Nature” që të publikohet dhe nëse ndodh, kjo dotë jepte një shtysë të re për kërkimet ndaj infertilitetit.

Përveç kësaj, eksperimetni në fjalë do të krijojë fushë të re debati publik për çiftet e të njëjtit seks dhe aftësinë e tyre për të patur fëmijë biologjikë, diçka që do të alternojë relacionet në shoqërinë njerëzore.

Megjithatë mbetet ende rrugë e gjatë përpara pasi vetë kërkuesi japonez ka pranuar se teknika e përdorur prej tij ka një shkalë të ulët suksesi, pasi vetëm shtatë minj lindën nga 630 embrione.

Lexo po ashtu:  Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *