Qeveria shqiptare shpalli sot “monument natyre” një specie të veçantë që bën pjesë në speciet e rrezikuara që quhet ‘Tulipani shqiptar’, (Tulipa albanica).

Tulipani shqiptar është zbuluar në 2003 nga shkencëtarët e biodiversitetit dhe të biologjisë”.

Tulipani shqiptar rritet në një lëndinë të caktuar prej 35 ha në fshatin Surroj në bashkinë e Kukësit. Me shpalljen “monument natyre”, kjo zonë merr këtë tipologji mbrojtje.

“Tulipa albanica” është një lloj tulipani endemik që rritet vetëm në Republikën e Shqipërisë, në qarkun e Kukësit.

Tulipani shqiptar ngjan me tulipanin e Sardenjës “Tulipa scardica” dhe me “Tulipa schrenkii”, por dallon nga to pasi ka gjethe me valëzim si dhe është i ndryshëm nga ana gjenetike.

Zbuluesit e kësaj specie janë prof as. dr. Lulëzim Shuka, pedagog i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, në bashkëpunim me prof. Kit Tan, pedagoge në Institutin e Biologjisë në Universitetin e Kopenhagenit, Danimarkë.

Në botë deri tani njiheshin rreth 113 lloje tulipanësh, ndërsa tulipani i Kukësit renditet i 114. /ata.gov.al

Lexo po ashtu:  “Lulja kufomë”, me e madhja lule në tokë dhe e vetmja që nuk ka aromë por kundërmon erë të keqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *