Në prag të takimit të Ohrit, dyshja kryesore në Beograd, Brnabiç – Vuçiç ka nisur këngën e preferuar të atdhedashurisë. Kryeministrja Brnabiç shkruan madje për një pogrom kundër serbëve dhe jo-shqiptarëve të tjerë që ka nisur që prej vitit 2004, muajin mars.

Sipas saj janë dëbuar 4000 serbë dhe janë vrarë 8, janë shkatërruar 35 kisha dhe manastire. Tani edhe një jetë e vetme ka rëndësi të pazëvendësueshme, por është joserioze të flasësh për pogrom të Kosovës ndaj serbëve, qoftë edhe për shkakun se Kosova administrohet nga të huajt.

E nëse aty ka ndodhur një pogrom, Beogradi zyrtar do të duhet të kërkonte më herë llogari nga palët ndërmjetëse në dialog, mandej të pranonte të ulej. Nga ana tjetër është disi e tepruar kjo arrogancë serbe në prag të diskutimeve qoftë edhe për faktin se të humburit dhe të zhdukurit e luftës së vitit 1999, ku Beogradi bëri atë që di të bëjë më mirë, të vrasë pleq e fëmijë shqiptarë, mbeten ende problem mes të dyja vendeve.

Lexo po ashtu:  Vetëvendosje:"Jemi të gatshëm dhe superiorë"

Është arrogancë të shohësh sesi p.sh Serbia kërkon që Kroacia të bëjë ndjesë për ato që ndodhën gjatë Luftës II Botërore, por i quan aktet e veta në Bosnje dhe Kosovë, si pjesë e luftës. Dhe e bën këtë sepse në të vërtetë pala shqiptare është përfaqësuar nga hajdutë dhe tashmë të akuzuar për krime dhe se Europa e ka pranuar përherë në tryezë, duke i dhënë një peshë që as e ka patur dhe as e ka. Këto deklarime si të Brnabiç janë dëshmi e asaj fjalës së urtë që i jep gishtin e të hipën në qafë, duke menduar se aty ka vendin, ndonëse mjafton pak mendje e ftohtë për të kuptuar se zhurma nuk ka më vlerë. Pasi zhurmë është, jo ndonjë sëkëlldi për “heronjtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *