Vitet e fundit ka ardhur në rritje numri i rasteve të personave të prekur nga kanceri i zorrës së trashë dhe kjo sëmundje është shkaku i dytë i vdekjeve në vendet e zhvilluara.
Dy milionë raste të kancerit të zorrës së trashë diagnostikohen çdo vit dhe, sipas ekspertëve, parashikimet sugjerojnë se këto shifra nuk do të bien në vitet e ardhshme.

Po kështu, një tjetër gjë që ka shkaktuar alarme nga komuniteti shkencor është mosha shumë e re në të cilën kanë filluar të zbulohen rastet. Prej disa kohësh, ata kanë vërejtur se gjithnjë e më shumë persona nën 50 vjeç vuajnë nga kjo sëmundje. Dhe pikërisht që në moshën 50-vjeçare mjekët fillojnë t’u rekomandojnë pacientëve të tyre që të kryejnë ekzaminime periodike për të parandaluar këtë lloj kanceri.
Prandaj, ekspertët po shqyrtojnë mundësinë e fillimit të këtyre testeve që në moshën 45-vjeçare. Sidomos në Shtetet e Bashkuara, ku presin që ky lloj kanceri të bëhet shkaku kryesor i vdekjeve te njerëzit e moshës 20 deri në 49 vjeç në një të ardhme jo shumë të largët: në vitin 2030.

Lexo po ashtu:  Nga ndihma e shpejtë te pajisjet e kuzhinës, një zinxhir produktesh me elementë të dëmshëm për njeriun

Kanceri i zorrës së trashë është një sëmundje në të cilën qelizat në zorrën e trashë fillojnë të shumohen në mënyrë të pakontrolluar. Si rezultat i këtij procesi, indet anormale – ose polipet – rriten në atë zonë. Dhe këto, me kalimin e kohës, mund të jenë kancerogjene. Kjo është arsyeja pse testet e zbulimit të hershëm janë kaq të rëndësishme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *